Prishtinë – Të gjitha qendrat e votimit në Kosovë janë hapur sot që në orën 07:00 për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se gjithçka ka kaluar në normalitet gjatë hapjes së vendvotimeve dhe ...
Prishtinë – Policia e Kosovës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për mbarëvajtjen e rendit gjatë zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, duke angazhuar 6 mijë efektivë policie në gjithë vendin.
Prishtinë – Bashkimi Evropian kërkon nga autoritet kosovare që të marrin masat për zhvillimin e lirë dhe korrekt të zgjedhjeve parlamentare. "Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të sigurojnë një proces të lirë dhe korrekt zgjedhor, ...
Ramadi (Irak) - Të paktën tetë persona, gjashtë prej të cilëve policë, u vranë dhe 20 të tjerë u plagosën sot nga një atentat kamikaz pranë selisë së guvernatorit në Ramadi, 100 kilometra në perëndim të Bagdadit.
Shkodër – Situata në qytetin e Shkodrës dhe zonat përreth është përmirësuar ndjeshëm si pasojë e ndaljes së reshjeve të shiut dhe uljes së prurjeve nga lumenjtë e Drinit dhe Bunës.
Mitrovicë – Në tre fshatra shqiptarë në veri të Mitrovicës janë shfaqur probleme me listat zgjedhore. Në fshatrat Kushtovë, Ceraj dhe Bistricë, banorët janë duke votuar me kusht, si pasojë e mungesës së emrave nëpër lista.
Kabul - Gjashtë ushtarë të NATO-s janë vrarë sot gjatë një sulmi rebel në jug të Afganistanit, deklaruan në një komunikatë forcat ndërkombëtare, duke mos dhënë detaje mbi nënshtetësinë e viktimave.
Prishtinë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se deri në orën 11:30 kanë votuar 11.11 % e qytetarëve me të drejtë vote. Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se është me rëndësi të theksohet se vendvotimet fikse dhe ekipet e lëvizshme ...
Shkodër – Pjesa më e madhe e shkollave në Qarkun e Shkodrës do të rihapen nesër, pas përmirësimit të situatës nga përmbytjet e fundit. Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Maxhit Cungu, njëherazi dhe kryetar i Shtabit të Emergjencave Civile në ...
Athinë - Të gjithë transportet urbane në Athinë u paralizuan sot si rezultat i ndërprerjes së punës me kërkesë të sindikatave. Javën e ardhshme është parashikuar një grevë e përgjithshme në sektorin publik dhe atë privat, ndërkohë që edhe ...
Mesfushori gjerman i ka dhënë fund spekullimeve mbi të ardhmen e tij, duke shtyrë kontratën me Bajernin e Mynihut deri në vitin 2016. Fill pasi gjyqtari Babak Rafati fishkëlleu për të fundit herë në ndeshjen që bavarezët fituan 3-0 kundër ...
Prishtinë – Procesi zgjedhur ka nisur sot normalisht edhe në Komunën e Graçanicës, e cila përbëhet nga shumica serbe. Sipas zyrtarëve lokalë, në këtë komunë nuk është shënuar asnjë incident deri më tani, dhe procesi vazhdon të zhvillohet ...
Ankara - Kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan, i konfirmoi presidentit amerikan se Turqia është e vendosur të bashkëpunojë me SHBA-në pavarësisht informacioneve të publikuara nga faqja e internetit Wikileaks.
Teuta rikonfirmon krizën e kampionëve në fuqi, duke i mposhtur 2-1 në “Qemal Stafa”. Sulmuesi Brkiç dhe portieri Shehi “nderojnë” Skënderbeun. Blutë nga kryeqyteti kanë pësuar dramë në shtëpinë e tyre, duke humbur 1-2 nga Teuta.
Ankara - Nj trmet me intensitet 4,4 ball sipas shkalls Rihter goditi n ort e para t s diels detin Egje, njoftoi observatori sizmologjik Kandili n Stamboll. Epiqendra e goditjes u regjistrua n thellsi t detit Egje.
Prishtinë - Në konferencën e tretë për mediat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 15:30, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 34.10 për qind e votuesve të regjistruar.
Bruksel - Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të vlerësojnë të hënën zhvillimin e procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, përfaqësuesja e lartë e BE-së, Ketrin Eshton do të dorëzojë raportin për përgatitjet dhe ...
Prishtinë - Deri në orën 16:00 në zonat ku jetojnë serbët (pa përfshirë veriun), në zgjedhjet parlamentare të Kosovës kanë dalë 27.6 për qind e serbëve, bën të ditur Partia e Pavarur Liberale.
Shkodër – Numri dy i qeverisë dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta, hodhi poshtë akuzat e opozitës se KESH ka shitur energji elektrike jashtë për qëllime përfitimi duke shkaktuar edhe përmbytjet në zonat e Shkodrës.
Shkodër – Uji ka vijuar sërish tërheqjen nga zonat e Shkodrës dhe lagjet e qytetit tashmë pothuajse janë të zbrazura nga uji, megjithëse varkat duke ende nëpër qytet.
Prishtinë – Në Kosovë ka nisur sot heshtja zgjedhore, ndërsa të dielën do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme, çka do të nxjerrin fituesit për drejtimin e qeverisë së re.
Tiranë – Qeveria ka miratuar dëmshpërblimin për 511 ish-të dënuar politikë të regjimit komunist. Vendimi u miratua dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Beograd – Ndryshe nga herët e tjera, Beogradi zyrtar nuk ka ndërhyrë në zgjedhjet e nesërme, duke mos iu bërë thirrje serbëve për t’i bojkotuar ato.
Shkencëtarët e Universitetit të Harvardit arritën të kthejnë në anë të kundërt procesin e plakjes tek minjtë. Sipas lajmit të publikuar në “The Guardian”, shkencëtarët e shkollës mjekësore zhvilluan një eksperiment, i cili do të bëjë ...
Trafikantët e lëndëve narkotike tashmë përdorin rrjetin e Facebook për të mashtruar dhe futur në rrethin e tyre viktimat e radhës. Shitësit kryesisht zgjedhin femra të cilat nuk bien shumë në sy.
Pekin – Inflacioni në Kinë ka arritur në 5.1 për qind, më i larti në 28 muajt e fundit, gjë që paralajmëron se normat e reja të interesit do të rriten.
Mbrojtësi kavajas i Tiranës, Andi Lila, mësohet se ka arritur një marrëveshje me gjigantët kroatë të Dinamos së Zagrebit. 24-vjeçari Lila, i cili luan me Tiranën që prej qershorit të vitit 2008 do të lërë kështu kryeqytetin shqiptar për ...
Prishtinë – Partia Socialiste theksoi sot se kryeministri Berisha, duke refuzuar propozimet e opozitës për shmangien e përmbytjeve, tregon se nuk është i interesuar për jetën e qytetarëve.
Tiranë – Në llogarinë speciale të Postës Shqiptare për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër, kanë kontribuar sot ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit, Genc Pollo bashkë me drejtuesit e kësaj ...
Shkodër – Uji ka lënë edhe 500 metra të tjerë nga qyteti i Shkodrës, duke e çliruar pak e nga pak qytetin e mbushur me varka si rrallë ndonjëherë.
Fier Nj burr gjeti vdekjen sot n mngjes n rajonin e Fierit, pasi u qllua pr vdekje nga nj automjet. Policia tha se viktima sht nj 60-vje, i cili u aksidentua n aksin rrugor Fier-Berat.
Tiranë – Ministria e Arsimit dhe Shkencës reagoi sot lidhur me disa lajme të publikuara në media të caktuara, sipas të cilave ishte shpërndarë një urdhër ku të gjithë arsimtarët shpërblimin e fundvitit do ta derdhin për banorët e zonave të ...
Bruksel – Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës që zgjedhjet e para pas pavarësisë do të jenë të lira dhe korrekte. “Kërkojmë nga të gjitha partitë politike që të sigurojnë një proces të lirë dhe korrekt zgjedhor, në të cilin secila votë ...
Megjithëse juve ju pëlqen rregulli dhe sistemimi i gjërave, fëmijët pëlqejnë më shumë rrëmujën. Ata kanë dëshirë të hedhin ngado lapsat, lodrat dhe rrobat që kanë veshur. Nëse nuk dini ç’të bëni atëherë lexoni këtë lajm.
Ne mesin e zhurmës së trazirave sociale mes refugjatëve palestinezë dhe vendasve jordanezë, një fatkeqësi e tmerrshme ndodhi të premten në darkë në kryeqytetin jordanez Aman.
Shkodër – Turqia ka dërguar sërish sot ndihma në drejtim të zonave të përmbytura në veri të Shqipërisë. Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë njoftoi sot se Gjysmëhëna e Kuqe e Turqisë i dorëzoi ndihma humanitare Kryqit të Kuq ...
Prishtinë - Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme policore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të përgjithshme, të cilat mbahen të dielën.
Trajneri i Interit, Rafael Benitez shpreson të lulëzojë dhe të mbijetojë gjatë Kupës së Botës për Klube, duke insistuar se nuk ndjehet i kërcënuar.
Athinë – Kriza ekonomike greke që ka çuar gjithashtu dhe në uljen e vendeve të punës, ka bërë që të ulet edhe numri i emigrantëve klandestinë që kërkojnë të shkojnë shtetin grek.
Oslo - Bëhet e ditur se Norvegjia, e shtrirë në pjesë veriperëndimore të Evropës po kalon dimrin më të ftohtë që prej vitit 1919. Teksa në kryeqytetin Oslo temperaturat variojnë nga 13-18 gradë Celsius nën zero, në vendet në veri ...
Prishtinë - Një “gabim” i bërë nga komisioni vlerësues për tenderim që pati shpallur Ministria e Drejtësisë së Kosovës në prill të këtij viti për furnizimin me automjete për nevoja të Departamenti të Administratës Publike, i kushtoi as më ...
Mjeti fluturues pa pilot arriti të fluturonte për here të parë në qiejt e Anglisë pa vënë në lëvizje krahëzat mekanike, të cilët quhen flap dhe ndodhen në cep të krahëve të avionit.
Tiranë – Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, i bëri thirrje opozitës që të përfshihet në procesin e integrimit të vendit. Sipas saj, “Komisioni Evropian rekomandon për Shqipërinë miratimin e një serie ligjesh dhe strategjish për të ...
Tiranë – Kreu i qeverisë, Sali Berisha, ka deklaruar sot se Posta Shqiptare duhet të shndërrohet në një One Stop Shop që do t'u ofrojë qytetarëve shqiptarë disa nga shërbimet më të nevojshme.
Tiranë – Është shtyrë për të hënën e ardhshme gjyqi në ngarkim të çështjes së Gërdecit. Shkak, ashtu sikurse herë të tjera, u bë mungesa e një avokati.
Tiranë – Duke i vlerësuar përmbytjet në zonat e Shkodrës, si më të mëdhatë në historinë e vendit, kryeministri Sali Berisha ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar gjatë këtyre ditëve si dhe shtetet që kanë dhënë ndihmë.
Podgoricë – Kryeministri malazez Milo Gjukanoviç kërkon nga Bashkimi Evropian që të jetë më tepër aktiv në ndihmën për integrimin e Ballkanit Perëndimor, në përpjekje për të siguruar stabilitet ekonomik dhe investime.
Uashington – Zyrtarët amerikanë vlerësojnë se Kosova gjatë kësaj kohe ka ecur me hapa të shpejtë, ndërsa pavarësia e saj i ka dhënë një nxitje shtesë qëndrueshmërisë dhe sigurisë në rajon.
Shkodër – Pushimi i reshjeve të shiut dhe ulja e menjëhershme e temperaturave ka bërë që banorët e zonave të përmbytura të përballen me një problem tjetër tashmë.
Tiranë – Kuvendi reagoi sot në lidhje me konferencën e kryetarëve, duke sqaruar se Partia Socialiste mashtron opinionin publik. “Deklaratat e pavërteta të djeshme, Kuvendi i rrëzoi jo me fjalë por me transkiptimin e mbledhjes së ...
Shkodër - “Strukturat e shtetit do të jenë non stop në mbështetjen tuaj dhe do të përballojnë me të gjitha mjetet, këtë situatë duke e tejkaluar atë”, theksoi sot kryetarja e Kuvendit gjatë takimeve të saj në Shkodër.
Pas ndalesës për shkak të kushteve të pafavorshme të motit fundjavën që shkoi, kategoria superiore rikthehet me ndeshjet e javës së 14-të. Të shtunën në drekë (ora 13:00), Laçi pret Vllazninë, që do të kërkojë të vijojë serinë e ...
Prishtinë – Vëzhguesit e organizatave për monitorimin e zgjedhjeve – ENEMO, mbërritën sot në Prishtinë. Bëhet fjalë për 182 vëzhgues ndërkombëtarë, 170 prej të cilëve do të shpërndahen në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.
Tiranë – Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, u shpreh sot se vitin që vjen do të ketë të tjera reforma në arsimin parauniversitar. Sipas tij, këto reforma garantojnë një rritje sistematike në arsimin shqiptar.
Prishtinë – Subjektet politike në Kosovë përmbyllin sonte në mesnatë fushatën elektorale, për t’i lënë radhën heshtjes njëditore. Qytetarët kosovarë do të kenë mundësinë të mendohen dhe të vendosin përfundimisht se për kë subjekt do të ...
Tiranë – Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi sqaroi sot se shtyrja e seancës parlamentare është bërë edhe me mirëkuptimin e dy drejtuesve të grupit të PS-së.
Tiranë – Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, theksoi sot se edukimi në vazhdim është një ndër drejtimet kryesore të reformës në sistemin shëndetësor.
Tiranë - “Dhuna është Krim! Dhuna vret, nëse ti hesht! Thuaji ndal dhunës në Familje!” ishte slogani i Konferencës Kombëtare të organizuar nga Ministria e Punës dhe mbështetur nga PNUD, mbajtur me rastin e 10 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare ...
Korçë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot qytetin e Korçës, ku ka përuruar ambientet e reja të gjykatës së rrethit. Sipas Topit, realizimi i këtij investimi realizon në radhë të parë etikën qytetare si dhe transparencën.
Liderja gjermane, Angela Merkel, dhe lideri francez, Nikolas Sarkozi, mbrojtën me passion monedhën e përbashkët evropiane, e cila ndodhet në telashe të mëdha pas krizave që po kalojnë shtete si Greqia, Irlanda, Portugalia, Spanja etj.
Suedezi i Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, i është kundërpërgjigjur sot komenteve sarkastike që Marko Materaci bëri në drejtim të tij disa ditë më parë. “Materaci flet ca si shumë për mua, ashtu si Morati.
Mesfushori anglez i Arsenalit, Teo Ualkot, u bën thirrje shokëve të skuadrës që të luajnë pa frikë në përballjen ndaj Mançester Junajtid. Dy gjigantët e futbollit britanik do të përplasen të hënën në “Old Traford”, me “topçinjtë” që mbajnë ...
Një “gabim” i bërë nga komisioni vlerësues për tenderim që pati shpallur Ministria e Drejtësisë në prill të këtij viti për furnizimin me automjete për nevoja të Departamenti të Administratës Publike, i kushtoi hiç më pakë se 227 mijë euro ...
Reali kreu edhe formalitetin e fundit në grupin G, duke mposhtur 4-0 Okserin në “Bernabeu”. Ajaksi “bën ligjin” në shtëpinë e Milanit dhe siguron Ligën e Evropës.
Mitrovicë - Persona të panjohur vranë dje me armë zjarri një person në afërsi të Jarinës, vendkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë. Lajmin e ndodhur dje rreth orës 14:00 e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti, i ...
Paris – reshjet e dendura të dëborës vazhdojnë të shkaktojnë problem në Evropë. Mijëra persona janë bllokuar mbrëmjen e djeshme në aeroporte,në rrugë apo në vendet e punës në kryeqytetin francez.
Shkodër – Kryetarja e Kuvendit në vijim të inspektimit në zonat e prekura nga përmbytjet, ka deklaruar se po punohet intensivisht që ndihmat të shkojnë të çdo banor dhe familje në nevojë.
Shkodër – Zonat e Shkodrës kanë hyrë në ditët e tetë të përmbytjeve, teksa situata ka nisur të përmirësohet me ritme shumë të ngadalta. Orët e fundit kanë rinisur reshjet, megjithëse nuk janë me intensitet, por shtimi i tyre do të bënte që ...
Tel Aviv - Nënshkrimi i dhjetëra rabinëve të shquar të një peticioni fetar, i cili kërkon nga hebrenjtë që të mos u japin shtëpia me qira qiramarrësve jo-hebrenj, ka ndezur debatet në Izrael.
Kritikave të SHBA-ve se Pekini nuk po e frenonte aleaten e tij të Koresë së Veriut, Kina i kundërpërgjigjet duke thënë se kërcënimet ushtarake nuk mund t’i zgjidhin problemet në Gadishullin Korean.
Shkodër – Kryebashkiaku i Shkodrës ka bërë apel për ndihma ndaj banorëve të përmbytur, duke theksuar se situata është kritike. “Zona e Shkodrës po përballet me një situate problematike që prej më se një jave.
Uashington - Diplomati i lartë amerikan, Tom Kantrimen, thekson se Uashingtoni është i shqetësuar me deklaratat e lëshuara javën e kaluar nga zyrtarët serbë në veri të Kosovës, lidhur me zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetor.
Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi sot për shtyrjen e seancës së Parlamentit, duke akuzuar maxhorancën se vendosi të shtynte seancën për të mos u përballur me opozitën në Kuvend.
Meksikë – shtatë persona humbën jetën sot në Meksikë, pasi helikopteri me të cilin udhëtonin u rrëzua. Lajmi e bëjnë të ditur burime nga prokuroria federale meksikane, të cilët saktësojnë se pesë nga shtatë viktimat e aksidentit të ndodhur ...
Tiranë – Kuvendi reagoi pas konferencës së sotme për shtyp të kryetarit të PS-së, Edi Rama, duke deklaruar se opozita nuk ka depozituar asnjë dokument në lidhje me përmbytjet.
Vlorë – Një 46-vjeçar nga Divjaka, i njohur si kreu i “Bandës së Divjakës” u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit të Vlorës. Shtetasi Luan Fusha, akuzohet se ka vrarë dy vëllezër dhe një kushëririn e tyre, ngjarja e ndodhur ...
Shkodër – Lëvizja Rinore për Integrim, ka shpërndarë 20 ton ndihma në zonat e Shkodrës. Pas mbledhjes së tre ditëve më parë dhe krijimit të Shtabit të Vullnetarëve për Emergjencën, aktivistët e LRI dhe LSI kanë arritur të mbledhin një sasi ...
Shkodër – Rreth 10 mijë euro si dhe ndihma të tjera janë shpërndarë për banorët e Shkodrës nga Fondacioni "Fëmijët Shqiptarë", i drejtuar nga znj. Liri Berisha.
Kukës – Një burrë gjeti vdekjen sot në një minierë të paligjshme në fshatin Dukagjin të Kalimashit. Viktima është shtetasi, Alfred Muslia, 33-vjeç, i cikli punonte në galerinë e braktisur të minierave të kromit.
Shkodër – Në ditën e tetë të përmbytjeve, Shkodra dhe rrethinat janë në udhëkryq. Ikja e ngadaltë e ujit si dhe shpërndarja e ndihmave janë dy problemet kryesore të përmbytjes së madhe që kaploi mijëra hektarë tokë e mijëra banesa.
Tiranë - Me ALBtelecom të gjithë festojnë gjatë dhe ndajnë gëzimin bashkë. Gjiganti i telefonisë fikse sjell oferta fantastike për të gjithë pajtimtarët familjarë të telefonisë fikse, duke u mundësuar të flasin gjatë dhe lirë më të gjithë ...
Lezhë - Presidenti i Republikës, Bamir Topi vizitoi sot në mesditë Aeroportin Ushtarak të Gjadrit dhe Qendrën e Menaxhimit të Ndihmave të operacionit “Emergjenca Civile” për Shkodrën.
Tiranë – Mos zhvillimi i seancës javore të Kuvendit këtë të enjte, ka shërbyer si një motiv për deklarata dhe kundërdeklarata midis maxhorancës dhe opozitës.
Londër – mijëra demonstrues kanë rrethuar parlamentin në Angli, teksa ligjvënësit po debatojnë lidhur me planet për rritjen e tarifës së shkollimit në 9 mijë paund në vit.
Dhënia e Çmimit Nobel për Paqen një disidenti kinez, nuk është përpjekje për të zbatuar vlerat perëndimorë në Kinë, thonë organizatorët. Çmimi për Liu Xiaobo-n ishte për të drejtat universale të njeriut dhe për të “nderuar njerëzit në ...
Interi do të niset të premten drejt Abu Dhabit, ku do të përgatitet për gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve më 15 dhjetor. Benitezit i rikthehen disa prej titullarëve.
Tiranë – Ministria e Ekonomisë i kundërpërgjigj kryetarit të PS-së, Rama për përmbytjet në Shkodër. Zëvendësministri i METE-s, Sokol Dervishaj, tha se deklaratat e Ramës nuk janë gjë tjetër përveçse shprehja e dëshpërimit të tij që ...
Frankfurt – Një aksion i madh kërkimor ka nisur në Gjermani pasi një bebe e porsalindur është vjedhur nga një spital në rrethinat e qytetit perëndimor, Frankfurt mbi Main.
Londër – Koalicioni qeveritar ka fituar votimin për rritjen e tarifës së shkollimit në Angli në 9 mijë paud në vit, në mesin e protestave të dhunshme në Westminster.
Shkodër - Kryeministri Sali Berisha vlerësoi sot nga Shkodra ndihmën që vende të ndryshme të BE-së dhe NATO-s kanë dhënë dhe po japin për përballimin e situatës së përmbytjeve në qarkun e Shkodrës.
Mbrojtësi i Barcelonës, Daniel Alvesh, ka thënë se nëse vendos të lërë klubin katalanas, Reali i Madridit nuk është një mundësi për t’u marrë në konsideratë si destinacion i mundshëm.
Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIC) ka tërhequr mbrapsht vendimin për të bojkotuar javën e 16-të të Serisë A, e programuar për t’u luajtur këtë fundjavë.
Shkodër – Niveli i ujit në shumë zona të Shkodrës ka pësuar rënie në ditën e dytë tashmë që kur kanë pushuar të reshurat e dendura. Niveli ka rënë me 30 centimetra në shumë zona, duke ulur kështu edhe numrin e hektarëve nën ujë.
Beograd – Qeveria e Serbisë garanton se nuk do të penalizojë asnjë serb që do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit në Republikën e Kosovës.
Ankara - “Pika më e rëndësishme është të kërkohet falje. Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë dallim në mes njerëzve dhe shteteve. Sigurisht që këtu flitet për ndjesën ndaj Republikës së Turqisë”, u shpreh kryeministri turk, Rexhep Tajip Erdoan ...
Me më shumë se 500 milionë përdorues në të gjithë botën, Facebooku së shpejti do të marrë një trajtë të re. I krijuar vetëm për përdorimin e nxënësve të Universitetit Harvard në vitin 2004, dhe hapjes për masat në vitin 2006, Facebooku së ...
Tiranë – Partia Socialiste ka ofruar ndihmë për banorët e përmbytur në zonat e Shkodrës. Kreu socialist, Edi Rama, kërkoi nga të gjithë të zgjedhurit vendor të partisë së tij që të angazhohen për këtë situatë.
Mitrovicë – Strukturat paralele serbe që veprojnë në veri të Kosovës kanë ndërmarrë një fushatë të hapur kundër zgjedhjeve parlamentare që zhvillohen këtë fundjavë.
Tiranë – Përkujtohet sot 20 vjetori i kryengritjes së studentëve në Shqipëri për të rrëzuar sistemin diktatorial të Enver Hoxhës. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, nisën protestat paqësore ...
Tiranë – Lëvizjen e 8 Dhjetorit 1990, e ka përkujtuar sot edhe opozita e bashkuar e kryesuar nga Partia Socialiste, e cila u riformuar në atë kohë nga Partia Komuniste.
Tiranë - Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kontribuojë edhe financiarisht për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet e jashtëzakonshme në zonën e Shkodrës.
Në librin e shkruar nga i mbijetuari i Holokaustit, Frits Bolkestein citohet të ketë thënë se hebrenjtë nuk kanë të ardhme në Holandë; deklaratë e ndjekur nga komentet kritike të anëtarëve të koalicionit, që thonë se emigracioni nuk është ...
Tiranë – Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, bëri të ditur sot se 11 shkolla në rrethin e Shkodrës janë të përmbytura nga uji, ndërkohë që tre prej tyre kanë pësuar dëmtime të rënda.
Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, deklaroi se bisedimet për paqe në lindjen e mesme janë në krizë ngase Izraeli ka refuzuar të ndalojë ndërtimin e vendbanimeve në tokat e okupuara.
Tiranë – Kryeministri Sali Berisha, bëri publike sot disa nga planet konkrete që do të çojnë në shmangien e përmbytjeve në zonat e Shkodrës. Gjatë një konference shtypi me kryeministrin slloven, Pahor, kryeministri tha se do të ketë ...
Tiranë – Seanca parlamentare e përjavshme e Kuvendit, nuk do të zhvillohet këtë të enjte. Shkak është bërë përmbytja në Shkodër, për të cilët kryesia e Kuvendit vendosi që të mos zhvillojë seancën plenare.
Tiranë – Shqipëria është një ndër vendet që ka shënuar sukses në fushën e arsimit vitin e shkuar dhe në vijim. Në bazë të një raporti nga Piza, i publikuar sot nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, tha se Shqipëria është ndër tre vendet ...
Bruksel – Bashkimi Evropian nuk i premton një datë Kosovës për fillimin e dialogut për heqjen e vizave, pasi ky është një dialog teknik. Qëndrimin e Brukselit zyrtar e deklaroi sot Mikele Çerkone, zëdhënës i Komisionit Evropian.
Izraeli ka rënë dakord në princip t’i kërkojë falje dhe t’i paguaje kompensim Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat janë përkeqësuar së tepërmi që prej vrasjes nga ushtarët izraelitë të nëntë nënshtetasve turq.
I ndodhur në Bruksel për dialog me myslimanët në Evropë, zv/kryetari i Kongresit Botëror të Hebrenjve, , theksoi se Izraeli do të kërkojë falje për incidentin me anijen me “Mavi Marmara”.
Portugezi i Realit nuk do të lejohet të japë udhëzime nga tribuna për skuadrën në përballjen me Okserin, e fundit për grupin G në Ligën e Kampionëve.
Berat - Nj person ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pran nj komisariati policie n qytetin e Beratit, pasi u qllua me arm zjarri. Lajmin e bjn t ditur burime nga policia lokale, t cilat saktsojn se viktima, Avdyl Kondi, ka mbetur i vdekur ...
U luajtën sonte ndeshjet e fundit për grupet E, F, G dhe H në Ligën e Kampionëve, nga ku dolën tetë ekipet e tjera që do të vijojnë rrugën në fazën me eliminim direkt.
Shkodër – Tonelatat e tëra të ujit që pushtuan rrethinat e Shkodrës por edhe një pjesë të qytetit, kanë nisur të marrim drejtim tjetër tashmë, duke u tërhequr për në det.
Gjirokastër – Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, i ka kujtuar politikës shqiptarëve se pavarësisht kontradiktave, në rastin e fatkeqësive natyrore duhet të bashkëpunojnë.
Tiranë - Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Myqerem Tafaj, pritën në një takim të përbashkët drejtues të shoqatave të emigrantëve, studiues dhe përfaqësues nga diaspora shqiptare.
Sonte zhvillohen ndeshjet e fundit në katër grupet e para të Ligës së Kampionëve, nga ku do të mësohet edhe renditja përfundimtare. Grupi A: Holandezët e Tuentes do të presin Totenhemin, në një ndeshje që vlen vetëm për londinezët.
Shkodër – Kryeministri, Sali Berisha, gjendet sot në Shkodër ku po zhvillon takime për situatën më të fundit nga përmbytjet. Ai deklaroi atje se kjo është fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë në shekullin e fundit.
Tiranë – Shoqëria civile ka protestuar sot kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Ata kanë protestuar para ndërtesës së Entit Rregullator të Energjisë, ku sot pritet të marrë vendimin për kërkesën e kompanive për rritjen e ...
Beograd - Lideri i Lëvizjes Serbe për Ripërtëritje, Vuk Drashkoviç, u bën thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit të organizuara nga institucionet kosovare.
Bruksel – Kryeministri grek Jorgos Papandreu shprehet se vendi i tij dhe Maqedonia po bëjnë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së emrit.
Tiranë – Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Ilir Beqja, ka njohur grupin parlamentar të partisë së tij mbi situatën më të fundit nga përmbytjet në Shkodër.
Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, në një fjalim të gjatë para deputetëve të tij ka analizuar situatën e përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për neglizhencë.
Më poshtë po listojmë disa nga urat me te bukura ne botë. 1.Ura Helix : shtrihet në zonën Marina në Singapor, urë për këmbësore e cila lidh Marinan Jugore me atë Qendrore. Është hapur në 24 Prill 2010.
Prishtinë – Republika e Kosovës do të dërgojë ndihma shtesë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës. Ministria e Forcës së Sigurisë mori vendim që të dërgojë sot një personel dhe teknikë shtesë: 15 kamionë, ...
Prishtinë - Katër aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” mbetën të plagosur nga një aksident automobilistik në aksin Prishtinë-Mitrovicë, pranë Kolegjit Viktori.
Prishtinë – Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë një shumë prej 1 milionë eurosh ndihmë për përballimin e situatës së krijuar nga përmbytjet në zonën e Shkodrës.
Të ardhurat e takimit mes Skënderbeut dhe Shkumbinit, i vlefshëm për javën e 14-të të Superligës, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të përmbytura në zonën e Shkodrës. Lajmin e konfirmuan sot burime zyrtare pranë klubit korçar.
Gjenevë – Irani dhe fuqitë kryesore të botës kanë rënë dakord për bisedime të mëtejshme lidhur me programin bërthamor të Iranit. Takimi do të mbahet gjatë muajit janar në Stamboll.
Tiranë – Ambasadori i ri amerikan i akredituar në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin Sali Berisha. Gjatë takimit, nuk ka munguar mirënjohja e kryeministrit shqiptar për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ...
Tiranë – Edhe Greqia i është përgjigjur thirrjes së qeverisë shqiptare për ndihmë për zonat e përmbytura. Ambasadori helen në Tiranë, Nikolaos Pazios i shoqeruar nga Atasheu Ushtarak kolonel Panajotis Farantatos vizitoi me një nga dy ...
Për të disatën herë në këtë sezon, Ronaldinjo duket se do të ngrohë stolin e Milanit. Për sfidën me Ajaksin, nga pankina do ta nisë edhe Ibra. Robinjo titullar.
Tiranë - Çalik Holding përmes tre kompanive që operojnë në Shqipëri ALBtelecom, BKT dhe Eagle Mobile mbështesin banorët e zonave të përmbytura në rrethin e Shkodrës.
Tiranë – “Dhënia e licencës për 3G dhe hyrja në treg e operatorit të katërt të telefonisë celulare do t'i japë një shtysë tjetër rritjes së konkurrencës dhe uljes së çmimeve në interes të konsumatorit", deklaroi sot ministri për ...
Shkodër – Edhe pse është ulur edhe me disa centimetra niveli i liqenit të Shkodrës, por kjo nuk do të thotë se historia e përmbytjeve përfundoi, pasi lagje të tëra ndodhen nën ujë.
Dimë që media sociale po përdoret në shumë fusha. A mund të përdoret Twitter dhe Facebooku në mësimin e gjuhëve të huaja, krahas thashethemeve rreth personave VIP dhe transmetimit te videove komike? Profesorë nga Universiteti i Karolinës ...
Mesfushori gjerman beson se Bajerni i Mynihut është ekip më i mirë se Borusia e Dortmundit, pavarësisht distancës që i ndan këta ekipe aktualisht.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Edmond Haxhinasto, dhe ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, konfirmuan të hënën në një takim me drejtues të shoqatave të emigrantëve, studiues dhe përfaqësues nga diaspora shqiptare, dërgimin e librave në ...
Shkodër - Pas të dielës me diell, në Qarkun e Shkodrës janë rikthyer përsëri reshjet e dendura të shiut. Edhe pse për momentin ritmet janë më të ulëta, retë mbi qiellin e të përmbyturve paralajmërojnë se ata i pret një javë po aq e ...
Madrid – Ministrja spanjolle e Ekonomisë, Elena Salgado, deklaroi sot gjatë një konference për shtyp se Spanja nuk do të bëjë kërkesë për ndihmë nga Bashkimi Evropian si Greqia dhe Irlanda.
Prishtinë – Autoritetet kosovare fillojnë sot shpërndarjen e targave të reja për automjetet. Nisja e shpërndarjes është shtyrë disa herë, si pasojë e dështimit të tenderave.
Shkodër – Numri dy i qeverisë dhe kryetari i LSI-së, Ilir Meta, duke iu përgjigjur akuzave të liderit të opozitës, u shpreh se do të ishte mirë që Rama të merrte pjesë në Shtabin e Emergjencave se sa të parashtronte ide.
Tiranë – Policia e Shtetit bëri të ditur të dhënat mbi punën e saj në zonat e përmbytura, kryesisht në Shkodër. Sipas Drejtorisë së Policisë, janë angazhuar 650 forca policore, 3 helikopterë të Policisë së Shtetit, 10 kamionë për ...
Tiranë – Kanë mbërritur sot në Durrësit 34 ton ndihma nga qeveria italiane për banorët e zonave të përmbytura në Shkodër. Pesë kamionë të tonazhit të rëndë kanë sjellë 25 ton mallra ushqimore, 5 ton veshje kundër shiut si dhe 4 ton ...
Shkodër – Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli hodhi dje akuza të rënda ndaj liderit të opozitës në lidhje me qëndrimin e këtij të fundit për situatën e përmbytjeve. Sipas Topallit, Rama po sillet si një katil.
Fushë Krujë – Ende pa u mbyllur mirë përmbytjet, banorët e Fushë Krujës kanë kërkuar dëmshpërblim nga qeveria. Për këtë arsye, ata kanë protestuar sot duke bllokuar aksin kryesor rrugor. Dhjetëra banorë kanë protestuar në qendër të qytetit.
Prishtinë – Ushtruesi i detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, shpreh keqardhje për thirrjen e Beogradit zyrtar, drejtuar serbëve të Republikës së Kosovës për të bojkotuar zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Shkodër – Gjatë ditës së sotme, ka rënë disi niveli i ujit në zonat e Shkodrës, veçanërisht tek Harku i Bërdicës. Në këtë aks, ka nisur qarkullimi i automjeteve pas ndërprerjes disa ditore.
Tiranë – Policia e Tiranës njoftoi sot se është arrestuar në flagrancë shtetasi Ferat Isuf Skacaj, 38-vjeç, lindur ne Kukës dhe banues në Tiranë.
Tiranë – Përmbytjet në Shkodrës dhe masat e marra nga qeveria, ishin temë kryesore e fjalës së kryeministri, Sali Berisha gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij.
Islamabad – Një atentat vetëvrasës në veriperëndim të Pakistanit ka lënë pas të paktën 40 viktima, thonë zyrtarët. Atentati ndodhi në kompleks qeveritar teksa qeveritarët po takonin aleatët antitaliban.
Prishtinë – Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit për çështjet me interes të përbashkët do të nisin nga fundi i këtij viti, deklarojnë zyrtarë të Bashkimit Evropian për BBC.
Tetovë – Shkëndija e Tetovës triumfoi 4-1 në derbin shqiptar kundër kampionëve të Renovës, në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë maqedonase.
Tiranë -Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në mbledhjen plenare të ditës së sotme, verifikoi zgjedhshmërinë, pajtueshmërinë dhe ushtrimin në përputhje me ligjin, të detyrës së pesë anëtarëve të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Tiranë – Protesta e studentëve të mjekësisë ka vazhduar sot para Ministrisë së Arsimit, ku kanë kërkuar shkarkimin e dekanit të këtij fakultetit, Alfred Priftanji.
Vonesat në pagesën e rrogave si pasojë e krizës financiare mund t’i detyrojë disa prej futbollistëve kryesorë të Tiranës dhe Dinamos të ndërrojnë skuadër në merkaton e janarit.
Athinë – Përleshje të dhunshme mes një grupi studentësh dhe policisë shpërthyen sot në qendër të Athinës, gjatë një marshimi përkujtimor për 2 vjetorin e vrasjes së 15-vjeçarit, Alexis Grigoropoulos.
Athinë - Kompozitori Mikis Theodorakis, simboli i kryengritjes greke të vitit 1974 kundër “Regjimit të Kolonelëve”, është shfaqur i lëkundur ndaj planit të kursimit, i cili supozohet të ristabilizojë rendin fiskal në vend.
Beograd – I ashtuquajturi ministër për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Gordan Bogdanoviç, vlerëson se në zgjedhjet e 12 dhjetorit në Kosovë do të marrin pjesë më tepër serbë se në zgjedhjet e zhvilluara më parë.
Tiranë – Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka shprehur gatishmërinë e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndihmë ndaj zonave të përmbytura.
Durrës – Kryesocialisti, Edi Rama, ka zhvilluar sot takime në zonat e përmbytura në Durrës, duke hedhur akuza ndaj qeverisë për mosmarrjen e masave. Sipas tij, Shqipëria është kthyer në një moçal. “Këtu Shqipëria është kthyer në moçal.
Australiani i Red Bullit rrëfen në librin e tij katër garat e fundit të sezonit, në të cilat humbi titullin kampion: garoi me një shpatull të dëmtuar në një aksident me biçikletë para garës së Japonisë.
Mediat spanjolle kanë lëshuar një lumë kritikash në drejtim të portugezit të Realit, që mund të bëhet një problem më tepër për Hoze Mourinjon. Asnjë (ose pothuajse asnjë) prej shokëve të skuadrës nuk shkon ta përqafojë Kristiano Ronaldon ...
Në portin detar të Durrësit kanë mbërritur të hënën me traget 34 ton ndihma nga populli dhe qeveria italiane për situatën emergjente në zonat e përmbytura.