TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Rama: Ngjyrat në Tiranë për të ndryshuar qytetin

Gazeta Start - 17.04.2011

Romë - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, i ftuar në një konferencë në Itali “Demokracitë në ngjyra”, është shprehur se operacioni i ngjyrave në Tiranë synonte të ndryshonte jo vetëm fasadën gri të kryeqytetit, por edhe mënyrën në ...

Topalli: Qeveria mbështetje për çdo komunë

Gazeta Start - 17.04.2011

Shkodër - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëherësh edhe nënkryetare e Partisë Demokratike, prezantoi kandidatët e koalicionit "Aleanca për Qytetarin" për zgjedhjet vendore në bashkinë e Vaut të Dejës si dhe në komunat e nën ...

PD e PS përfitojnë “luanin” e buxhetit

Gazeta Start - 17.04.2011

Tiranë - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, dy partitë më të mëdha parlamentare, përfitojnë 61 milion të fondit prej 65 milionë lekësh, i akorduar nga buxheti i shtetit për zgjedhjet vendore të 8 Majit.

Idrizi: Partitë e mëdha të “rrëzojnë” Bollanon

Gazeta Start - 17.04.2011

Tiranë - Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, në një takim elektoral me anëtarë dhe mbështetës të kësaj partie të Njësisë Bashkiake nr.8, u bëri thirrje partive të mëdha, PD dhe PS, që të "tërheqin njërin prej ...

Formula e një lëkure të shëndetshme

Gazeta Start - 17.04.2011

Lënda allatoin e gjendur shumë rrallë në natyrë dhe e provuar në kushte laboratorike për përshtatjen e saj me produktet kozmetike, ndikon pozitivisht në procesin e rinovimit të qelizave të lëkurës.

Investimet në Kukës, kandidatët akuzojnë njëri-tjetrin

Gazeta Start - 17.04.2011

Kukës – Investimet në infrastrukturë në qytetin e Kukësit kanë sjellë përplasje midis kandidatëve të Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste. Kjo e fundit vlerëson se investimet bëhen për qëllime elektorale.

OSBE-ODIHR vëzhgime në Sarandë për zgjedhjet

Gazeta Start - 17.04.2011

Sarandë – Përfaqësues të misionit të OSBE-ODIHR ishin sot në Sarandë ku kanë inspektuar nga afër procesin teknik zgjedhor në Komisionin Zonal Administrativ të Zgjedhjeve (KZAZ) të Sarandës.

Pogradec, shpërthim në afërsi të një banese

Gazeta Start - 17.04.2011

Pogradec – Një shpërthim ndodhi rreth orës 24:00 të mbrëmjes së shkuar në një banesë në qytetin e Pogradecit. Policia lokale bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur në afërsi të banesës së shtetasit Vasfi Syzo 56 vjeç.

Kukës, pakti i parë territorial për Punësimin e të rinjve

Gazeta Start - 17.04.2011

Kukës -“Ne do ta mposhtim papunësinë dhe do të formalizojmë tregun e punës, duke punuar e bashkëpunuar me të gjithë aktorët në çdo qytet e fshat, madje edhe ato më të voglat, nëse është e nevojshme”.

Incident elektoral në Kamëz, plagoset 43-vjeçari

Gazeta Start - 17.04.2011

Tiranë – Një incidentet me sfond elektoral ndodhi sërish të dielën në Kamëz. Policia e Tiranës njoftoi zyrtarisht e rreth orës orës 13.25, në Kamëz Tiranë, në afërsi të rrugës “Manhatan”, pranë vendit ku po ngrihej tribuna për zhvillimin e ...

Kameron: Rezoluta e OKB-së vështirëson misionin në Libi

Gazeta Start - 17.04.2011

Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Kameron theksoi se rezoluta e OKB-së mbi Libinë vështirëson misionin e NATO-s për mbrojtjen e civilëve në vend.

Rama: Më 8 maj vota për ndryshimin brenda shtëpive

Gazeta Start - 17.04.2011

Tiranë – Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Edi Rama ishte sot në bllokun 59 në kryeqytet, së bashku me më kandidaten për kryetare të Njësisë numër 1.

Hamilton triumfon në Kinë, Vetel i dyti

Gazeta Start - 17.04.2011

Piloti i McLaren, Luis Hamilton arriti fitoren e parë në vitin 2011 teksa parakaloi kampionin në fuqi, Sebastian Vetel në garën e madhe të Kinës.

Zyrtarë të EULEX abuzojnë në Kosovë

Gazeta Start - 17.04.2011

Prishtinë - Shpërthen një skandal brenda misionit evropian për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Siç mësohet nga burimet ndërkombëtare në Bruksel, incidenti lidhet për një nëpunës ndërkombëtar në EULEX, i cili dyshohet për abuzim të ...

“Bota është një goditje larg krizës së madhe”

Gazeta Start - 17.04.2011

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, ka paralajmëruar se bota është “një goditje larg krizës së madhe”. Robert Zoellick vlerësoi rritjen e çmimit të ushqimeve si kërcënimin kryesor për vendet e varfra, të cilat rrezikojnë të ...

Zaneti: Duhet të jemi të bashkuar

Gazeta Start - 17.04.2011

Veterani argjentinas i Interit, Havier Zaneti ka kërkuar mbështetje nga tifozët pas humbjes në Parma, mbrëmjen e së shtunës. Kapiteni i Interit, Havier Zaneti nuk është ende gati të heqë dorë nga pretendimet për titullin kampion dhe beson ...

Kubë, Kastro: Të vendosen kufizime kohore për liderët

Gazeta Start - 17.04.2011

Presidenti i Kubës, Raul Kastro, ka propozuar vendosjen e kufijve kohorë të qeverisjes për politikanët kubanë, përfshirë edhe veten e tij. Ky është një veprim i shënuar duke marrë parasysh se Kuba është qeverisur për 52-vjet nga i vëllai i ...

Topi ngushëllon familjen e drejtuesit të policisë, Manuka

Gazeta Start - 17.04.2011

Tiranë – Presidenti i Republikës. Bamir Topi, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjes së të ndjerit Komisar Naim Manuka, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, beri te ditur Zyra e Shtypit e Presidencës.

Mbi 8 mijë fermerë aplikojnë për subvencione

Gazeta Start - 17.04.2011

Tiranë - Programi për subvencionimin e bujqësisë po zbatohet me sukses në të gjithë vendin bënë të ditur burime nga ministria e Bujqësisë. Sipas MBUMK-së, 8575 fermerë që kanë aplikuar për subvencion për mbjelljet e reja, janë vlerësuar ...

“Përbindëshi” Vetel pa rivalë, niset i pari edhe në Kinë

Gazeta Start - 16.04.2011

I treti radhazi. Sebastian Vetel vazhdon të sundojë këtë sezon të Formula 1, me pole-positionin e tretë në po kaq gara deri tani. Pas tij Baton e Hamilton, zhgënjim i madh për Veberin.

Sot shqyrtohet kërkesa e PS-së për fletët e votimit

Gazeta Start - 16.04.2011

Tiranë - Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot ankesën e Partisë Socialiste lidhur me modelin e fletës së votimit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.

Vlorë, një adoleshent ndërron jetë pasi përplaset me shkëmbin

Gazeta Start - 16.04.2011

Vlorë – Një 14-vjeçar humbi jetën dje pasdite në qytetin e Vlorës, si pasojë e përplasjes më një shkëmb teksa lahej në zonën e Ujit të Ftohtë. Adoleshenti R.

Dietat e shpeshta ndikojnë në fillimin e një shtatzënie

Gazeta Start - 16.04.2011

Vitet e fundit, shumica e femrave e kanë të vështirë të fillojnë një shtatzëni dhe marrin mbështetje profesionale për të pasur një fëmijë. Megjithëse mënyra stresuese e jetesës mund të radhitet në mes të shkaqeve të para, specialistët ...

Afganistan, të paktën 10 viktima nga një sulm kamikaz

Gazeta Start - 16.04.2011

Kabul - Një atentat kamikaz i kryer sot pranë një baze ushtarake afgano-ndërkombëtare Xhalalabad, ka shkakatuar rreth dhjetë të vdekur dhe mbi tetë të plagosur. Lajmi bëhet i ditur nga burime qeveritare në Kabul.

Korçë, burg për babain tutor dhe dy pedofilët

Gazeta Start - 16.04.2011

Korçë – Gjykata e Korcës ka vendosur masën e arrestit burg pa afat për Pëllumb Mulljan, babain 51-vjeçar që dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion dy vajzat e tij të mitura, 8 dhe 10 vjeçe.

Grabitjet në Shkodër, 7 të arrestuar në 2 operacione

Gazeta Start - 16.04.2011

Shkodër - Shtatë persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës, pas dy operacioneve të njëpasnjëshme që u zhvilluan mbrëmjen e së premtes. Sipas drejtuesve të Policisë së Shkodrës, në kuadër të operacionit të quajtur “Ëndrra për Milioner” ...

Japoni, tërmet 5.9 ballë Rihter në veri të Tokios

Gazeta Start - 16.04.2011

Tokio - Nj trmet me magnitud 5.9 ball shkalla Rihter goditi sot n mgjes veriun e Tokios, duke shkaktuar lkundje t fuqishme t ndrtesave. Lajmin e raportoi Agjencia Meteorologjike Japoneze.

Miratohet kërkesa e PS-së, ndryshohet fletëvotimi për Tiranën

Gazeta Start - 16.04.2011

Tiranë - Kolegji Zgjedhor ka hedhur poshtë modelin e fletës së votimit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në gjyq 2 të akuzuarit për tentativë të vjedhjes së bankës

Gazeta Start - 16.04.2011

Tiranë - Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet ndaj dy të pandehurve, Tahir Belegu dhe Taulant Troplini, të cilët dyshuar për tentativë vjedhjeje disa muaj më parë të një banke në Tiranë.

Krasniqi drejt “Vetëvendosjes”, 1 Prill apo e vërtetë?

Gazeta Start - 16.04.2011

Prishtinë – Një lajm i publikuar sot në portalin “KosovaOnline” duket sikur na kthen në datën 1 prill, ditën e gënjeshtrave. “KosovaOnline” citon burime brenda Lëvizjes “Vetëvendosje”, sipas të cilave, Jakup Krasniqi ka filluar përpjekjet ...

Kroaci, protesta kundër vendimit të Gjykatës së Hagës

Gazeta Start - 16.04.2011

Zagreb - Mbi dy mijë demonstrues, veteranë dhe mbështetës, u mblodhën mesditën e sotme në sheshin kryesor të Zagrebit për të protestuar kundër dënimit të dy ish-gjeneralëve kroatë nga drejtësia ndërkombëtare.

Egjipt, urdhërohet shpërbërja e ish-partisë në pushtet

Gazeta Start - 16.04.2011

Kajro - Një gjykatë administrative egjiptiane urdhëroi sot shpërbërjen e Partisë Kombëtare Demokrate (PND), ish-partia në pushtet dhe sekuestirmin e të ardhurave të saj. Lajmi u bë i ditur sot nga burime gjyqësore.

Nisu, gjuaj dhe... gol! Më i shpejti në historinë e futbollit  

Gazeta Start - 16.04.2011

Quhet Karlos Almeida, mesfushor i ekipit modest Futebol Clube de Oliveira do Hospital në kategorinë e katërt portugeze. Së fundmi ka zënë vend në pjesën më të madhe të medieve anekënd botës.

Shkodër, 14-vjeçari sulmon trenin e skrapit

Gazeta Start - 15.04.2011

Shkodër – Policia e Shkodrës, arrestoi në flagrancë një 14-vjeçar, pasi së bashku me shokë të tij kanë ndaluar trenin e mallrave, i cili transportonte hekur skrap.

Burri më i moshuar në botë vdes në moshën 114-vjecare

Gazeta Start - 15.04.2011

Ka ndërruar jetë njeriu i certifikuar si burri më i moshuar në botë. Personi që të gjithëve u kishte kujtuar se “je jeni lindur për të vdekur” ndërroi jetë në moshën 114-vjecare.

Vlorë, prangosen shpërndarësit e kokainës

Gazeta Start - 15.04.2011

Vlorë – Dy persona që shpërndanin kokainë në qytetin e Vlorës, përfunduan në prangat e forcave të rendit. Burime zyrtare bën me dije se operacioni i koduar “TABAKINO 1”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Luan Kanani, 38-vjeç, dhe Erion ...

Shkodër, digjet banesa dykatëshe

Gazeta Start - 15.04.2011

Shkodër – Një banesë e vjetër në lagjen “Arra e Madhe” në qytetin e Shkodrës u përfshi sot nga flakët e zjarrit. Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të së premtes në banesën e vjetër, e cila u përkiste shtetasve Prek Pali dhe Nikolin Marku, të ...

Identifikohen anëtarët e armatosur të AKSH-së

Gazeta Start - 15.04.2011

Prishtinë – Organet e hetuesisë së Kosovës mësohet se kanë identifikuar pjesëtarët e Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), të cilët u shfaqen publikisht ditën e mërkurë.

Qyteti mahnitës në mes të detit...

Gazeta Start - 15.04.2011

Ishulli i shtrirë në veri të Francës, i prekur shpesh nga baticë-zbaticat dhe stuhitë e forta, zotëron një pamje madhështore bashkë me manastirin Mont-St.Michel, i ndërtuar në mesi e ishullit me një histori të mbështetur në vitet 700.

Topi: Mirënjohje Turqisë për Kosovën

Gazeta Start - 15.04.2011

Stamboll – Në përfundim të ditës së dytë të Samitit të 14-të Ekonomik Euro-Aziatik që po zhvillohet në Stamboll, Presidenti i Republikës, Bamir Topi, rikujtoi marrëdhëniet shumë të mira midis Shqipërisë dhe Turqisë, dhe ndihmës që kjo e ...

“Gërdeci”, një histori dështimesh...

Gazeta Start - 15.04.2011

Tiranë – U mblodhën siç bëjnë zakonisht të hënave dhe të premteve, edhe kësaj here për të shënuar procesverbalin e mbledhjes dhe me pas firmosjen e dështimit të seancën.

Ina Rama në konferencën e Budapestit për korrupsionin

Gazeta Start - 15.04.2011

Budapest – Prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama mori pjesë në Konferencën EPAC / EACN mbi “Standardet evropiane për anëtarët EPAC / EANC“, (Rrjeti i Pikave të Kontaktit të BE kundër Korrupsionit), që u zhvillua në Budapest të mërkurën dhe ...

Aksident në Mat, një makinë bie në liqen

Gazeta Start - 15.04.2011

Mat - Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e sotme në Shkopet të Matit, ku një autoveturë ka dalë nga rruga duke përfunduar në liqen.

Hagë, dënohen dy gjeneralët kroatë

Gazeta Start - 15.04.2011

Dy liderë ushtarakë kroatë janë dënuar për mizoritë ndaj serbëve gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet 1990. Gjykata Ndërkombëtare e Hagës dënoi Ante Gotovinën me 24 vjet burg dhe Mladen Markaç me 18 vjet.

Andis Shala jep besën: Me Shqipërinë ose me asnjë tjetër

Gazeta Start - 15.04.2011

Sulmuesi Andis Shala ka dhënë fjalën se kombëtarja e vetme për të cilën do të luajë ndonjëherë është ajo e Shqipërisë. Futbollisti që aktivizohet në radhët e Dundi Junajtid në kampionatin skocez ka deklaruar se nëse s’luan për ...

Sistemi gjyqësor, i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë

Gazeta Start - 15.04.2011

Tiranë - Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Beçaj, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Tirane, Aleksander Arvizu dhe eksperten e çështjeve për drejtësinë, znj. Cindy Eldridge.

Basha: Vëmendje e veçantë për turizmin në kryeqytet

Gazeta Start - 15.04.2011

Tiranë - Kandidati i maxhorancës për kryetar Bashkie në Tiranë, Lulzim Basha, zhvilloi sot një vizitë në Panairin për Turizmin, ku u takua me operatorët turistikë, të cilëve u shpalosi platformën e tij për këtë sektor.

OSBE rithekson rëndësinë e luftës kundër korrupsionit

Gazeta Start - 15.04.2011

Tiranë - Roli i shoqërisë civile në luftimin e korrupsionit në nivel vendor ishte sot në qendër të diskutimeve gjatë konferencës kombëtare të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe të financuar nga Delegacioni i Bashkimit ...

Mourinjo s’pranon të flasë, gazetarët braktisin konferencën

Gazeta Start - 15.04.2011

Polemika dhe situatë e nderë në Valdebebas në prag të “El Clasico-s”. Trajneri i Realit, Hoze Mourinjo, paraqitet në konferencën për shtyp, por vetëm zëvendësi i tij u përgjigjet pyetjeve. Gjysma e gazetarëve braktisin sallën.

Reali eliminon Totenhemin, Barça pret në gjysmëfinale  

Gazeta Start - 14.04.2011

S’ka surpriza në “Uajt Hart Lejn”. Reali mund edhe në ndeshjen e dytë Totenhemin (1-0) dhe arrin në gjysmëfinale, ku gjen Barcelonën. Pas suksesit të thellë 4-0, madrilenët nuk e kanë aspak të vështirë të kontrollojnë takimin, edhe pse në ...

Rama në Vlorë: Rruga e Berishës çon në regres

Gazeta Start - 14.04.2011

Vlorë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, rikonfirmoi mbrëmjen e shkuar në Vlorë, besimin se në zgjedhjet lokale të 8 majit, Partia Socialiste do të shpallet fituese.

MPJ: Mos udhëtoni drejt Sirisë!

Gazeta Start - 14.04.2011

Tiranë – Duke marrë shkasë nga situata e tensionuar në Siri, Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme ka kërkuar nga qytetarët shqiptarë që të kenë kujdes gjatë qëndrimit në këtë vend.

Eurodeputetët: Cila është Presidentja Jahjaga?!

Gazeta Start - 14.04.2011

A e dini se kush është Presidente e Republikës së Kosovës, dhe a mund të na thoni diçka rreth saj? Kështu i është drejtuar të mërkurën në mëngjes europarlamentari slloven Jelko Kacin, drejtorit menaxhues për Ballkanin, Mirosllav Lajcak.

BE ndan qëndrime të ndryshme për Kosovën

Gazeta Start - 14.04.2011

Bruksel – Vendet e Bashkimit Evropian vazhdojnë të ndajnë qëndrime të ndryshme thuajse për gjithcka që ka të bëjë me Republikën e Kosovës. “Express” shkruan se udhëheqësit e BE-së nuk po bien dakord mes tyre për riorganizimin e pranisë ...

Obama kërkon shkurtim të shpenzimeve, rritje të taksave

Gazeta Start - 14.04.2011

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka bërë thirrje për rritjen e taksimit të të pasurve dhe uljen e shpenzimeve qeveritare në mënyrë që të zvogëlohet deficiti i stërmadh amerikan.

Gërguri dhe Merovci, dy kandidatët për guvernator të BQK-së

Gazeta Start - 14.04.2011

Prishtinë – Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa i ka hapur dritën jeshile për t’u votuar në Kuvend dy kandidatëve për gurvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Gjendet i pajetë në Shkumbin 49-vjeçari

Gazeta Start - 14.04.2011

Elbasan Nj 49-vjear nga Librazhdi dhe banues n Lezhs, u gjet pasditen e shkuar pa jet n ujrat e lumit Shkumbin. Burime zyrtare t policis lokale than se shtetasi Kujtim Kurti, u gjet n vendin e quajtur Ura e Murrashit n Librazhd.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s takohen në Berlin për Libinë

Gazeta Start - 14.04.2011

Ministrat e Jashtëm nga shtetet anëtare të NATO-s pritet të takohen në Berlin, në lidhje me mosmarrëveshjet për shkallën e sulmeve në Libi. Britania e Madhe dhe Franca kanë kërkuar rritjen e presionit ushtarak mbi regjimin e kolonel Muamar ...

Topi në Samitin e Euroazisë: Shqipëria e angazhuar drejt BE-së

Gazeta Start - 14.04.2011

Stamboll – Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, mbajti një fjalim sot në Forumin e 14-të Ekonomik Euroaziatik, organizuar nga Fondacioni “Marmara”, ku ka theksuar se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Turqisë, janë forcuar e zhvilluar në ...

Në veri të Mitrovicës kthehen vetëm gjyqtarët ndërkombëtarë

Gazeta Start - 14.04.2011

Prishtinë - Zëvendësshefi i EULEX-it, Endi Sparks, deklaron se së shpejti në Gjykatën e veriut të Mitrovicës do të kthehen gjyqtarët dhe prokurorët ndërkombëtarë.

Ugandë, lideri i opozitës qëllohet në protestë

Gazeta Start - 14.04.2011

Lideri i opozitës ugandiane, Kizza Besigye, është plagosur pasi ushtria ka hapur zjarr për shpërndarjen e protestuesve, në kryeqytetin Kampala. Për të dytën herë brenda javës, opozita i kërkoi popullit për të protestuar kundër rritjes së ...

Topalli në Mirditë: Sfida e mazhorancës, Shqipëria e zhvilluar

Gazeta Start - 14.04.2011

Rrëshen – Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, ka zhvilluar sot takime elektorale në rrethin e Mirditës, ku ka prezantuar kandidatët për kryetari bashkie.

Lajçak nuk do jetë përfaqësues i BE në Kosovë

Gazeta Start - 14.04.2011

Bruksel – Diplomati sllovak Mirosllav Lajçak nuk do të jetë emisar i përkohshëm i Bashkimit Evropian në Kosovë gjatë fazës transitore. Gjatë një debati në Parlamentin Evropian, Lajçak është tërhequr nga loja pas presioneve që janë bërë në ...

Ekstradohet kosovari i kërkuar për vrasje

Gazeta Start - 14.04.2011

Tiranë – Një shtetas u ekstradua sot nga në drejtim të Kosovës, pasi akuzohet për vrasje. Zyra e Interpolit depozitoi në drejtim të pikës kufitare të Morinës, shtetasin nga Kosova, Shaban Idrizi, 26-vjeç, lindur në Lubishtë.

Korçë, pranga katër shtetasve për pedofili

Gazeta Start - 14.04.2011

Korçë – Një shtetas u arrestua sot rreth orës 13:00 në Korçë, pasi akuzohet se pa përdorur për qëllime prostitucioni dy vajzat e tij. Operacioni i koduar “Junior”, përfundoi me arrestimin e shtetasi Pëllumb Mullaj, 52-vjeç.

Fyle: Partitë të lënë retorikën për zgjedhje të lira

Gazeta Start - 14.04.2011

Bruksel – Komisioneri për Zgjerimin, Shtefan Fyle kërkon t’i jepet fund retorikës politike që prodhon tension dhe dhunë gjatë fushatës elektorale.

NATO-s i duhen më shumë avionë luftarakë në Libi

Gazeta Start - 14.04.2011

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen u tha ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të aleancës së ka “nevojë për pak më shumë avionë” për të përmbushur misionin ushtarak në Libi.

Superliga, në fundjavë java e 28-të

Gazeta Start - 14.04.2011

Kategoria Superiore do të zhvillojë të premten, të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 28-të. Kryesuesit luajnë në transfertë. Flamurtari udhëton drejt Peqinit për t’u përballur me Shkumbinin.

Çmimet e ushqimeve kanë zhytur miliona në varfëri ekstreme

Gazeta Start - 14.04.2011

Banka Botërore paralajmëron se rritja e çmimit të ushqimeve, e shkaktuar kryesisht nga rritja e çmimit të naftës, po shtyn drejt varfërisë ekstreme miliona persona.

Liga e Evropës, superPorto në gjysmëfinale  

Gazeta Start - 14.04.2011

Porto është ekipi i parë gjysmëfinalist në Ligën e Evropës. Kampionët e sapokurorëzuar të Portugalisë eliminuan bindshëm në çerekfinale rusët e Spartakut të Moskës.

Basha: Lehtësira fiskale për bizneset që punësojnë

Gazeta Start - 14.04.2011

Tiranë - Kandidati për kryetar i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha premtoi sot përmirësimin e klimës së biznesit, lehtësira fiskale dhe thithje të investimeve të huaja.

Qiellgërvishtëse “Maradona” në Buenos Aires?

Gazeta Start - 14.04.2011

Dy qiellgërvishtëse moderne që do të quhen “Maradona” apo “10”: është ky projekti për të cilin po mendon një urbanist argjentinas. Alberto Çiofredi aktualisht është në kërkim të fondeve financiare për të konkretizuar nismën e tij.

S’ka surpriza, Barça në gjysmëfinale  

Gazeta Start - 13.04.2011

Gjithçka sipas parashikimeve. Barcelona siguron pa as më të voglin problem gjysmëfinalen e katërt në po kaq sezonet e fundit të Championsit. Përballë ukrainasve të Shaktjor Donjeckut, formacioni i Pep Guardiolës del i fituar minilamisht ...

Shkodër, arrestohet një grua për mbjellje droge

Gazeta Start - 13.04.2011

Shkodër – Një grua përfundoi në prangat e policisë së Shkodrës, ndërsa është shpallur në kërkim i biri i saj. Në pranga ra mbrëmjen e shkuar shtetasja, Z.

Meta: Durrësi do të “dënojë” aleancën e betonit

Gazeta Start - 13.04.2011

Durrës - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka hapur mbrëmë fushatën në qytetin e Durrësit. I shoqëruar nga deputeti Lefter Koka dhe Prefekti Genci Alizoti, ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ...

Japoni, tërmet në prefekturën e Fukushimas

Gazeta Start - 13.04.2011

Tokio - Nj trmet i fort me magnitud 5,8 ball t shkalls Rihter tronditi sot Japonin. Epiqendra e trmetit ishte n prefekturn e Fukushimas, prgjat brigjeve Hamadori.

Qeveria e Kosovës me 138 këshilltarë politiko-partiakë

Gazeta Start - 13.04.2011

Prishtinë – Qeveria e Republikës së Kosovës do të ketë 138 këshilltarë politikë, të cilët do të angazhohen për t’i shpalosur kryeministrit, zv/kryeministrave dhe ministrave, për politikat e partive nga vijnë.

Mediu në Vlorë: Ofrojmë alternativën e integrimit

Gazeta Start - 13.04.2011

Vlorë - Partia Republikane hapi mbrëmë fushatën elektorale në qytetin e Vlorës. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se alternativa e mazhorancës është rruga drejt Evropës. "Rruga drejt Evropës, është ëndrra jonë", theksoi mes të tjerash Mediu.

Forcat siriane të sigurisë sulmojnë fshatin Baisa

Gazeta Start - 13.04.2011

Forcat siriane të sigurisë kanë qëlluar persona në fshatin e Baisas, afër qytetit të Baniyas në verilindje të vendit, duke plagosur të paktën një person, thanë dëshmitarët për Al-Xhaziran.

Infermierët kërkojnë të përfshihen në reformën e shëndetësisë

Gazeta Start - 13.04.2011

Tiranë - Urdhri i Infermierit të Shqipërisë ka kërkuar që të përfshihen edhe ata në reformën në shëndetësi, të prezantuar së fundi nga USAID. Presidenti i UISH-së, Sabri Skënderi, thotë se pa vlerësuar infermierët dhe pa reformuar e ...

Kërkohet shtyrje e paraburgimit për ish-ushtarët e UÇK-së

Gazeta Start - 13.04.2011

Prishtinë – Prokuroria e EULEX-it ka kërkuar të vazhdohet paraburgimi për nëntë ish-ushtarët e brigadës “121 Kumanova”, të cilët janë arrestuar gati një muaj më parë.

Topi niset për një vizitë zyrtare në Turqi

Gazeta Start - 13.04.2011

Tiranë – Presidenti i Republikës, Bamir Topi u nis sot për një vizitë zyrtare në Turqi. Gjatë qëndrimit dyditor, Topi pritet të marrë pjesë në punimet e Samitit të 14-të Euro-Aziatik, që do të zhvillohet në Stamboll.

Interi për të pamundurën, Reali për formalitetin

Gazeta Start - 13.04.2011

Do të mësohet sot në mbrëmje dy ekipet e tjera gjysmëfinaliste në Ligën e Kampionëve, që do të dalin nga përballjet Shalke 04-Inter dhe Totenhem-Real Madrid.

300 euro s’blejnë dot 3 mijë vjet histori

Gazeta Start - 13.04.2011

Durrës – Aleanca Kuq e Zi u ndal sot në amfiteatrin e vjetër të Durrësit, ku ka mbledhur firmat e radhës për peticionin kundër regjistrimit të popullsisë mbi baza etnike dhe fetare.

Vëzhgime të imtësishme mbi hapësirën detare

Gazeta Start - 13.04.2011

Tiranë – Rojat bregdetare kanë ushtruar kontrolle të rrepta gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vijën bregdetare shqiptare për të goditur trafiqet dhe veprimtaritë e paligjshme që kryhen përmes detit.

Lajçak: Përgjegjësia për zgjedhjet mbi politikën

Gazeta Start - 13.04.2011

Tiranë – I dërguari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, duke folur për zgjedhjet lokale të 8 majit në Shqipëri, ka theksuar se me rëndësi është përmbushja e standardeve të kërkuar.

Shkodër, tenton të vrasë kushëririn, arrestohet

Gazeta Start - 13.04.2011

Shkodër – Një 38-vjeçar u arrestua sot nga policia e Shkodrës, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri kushëririn e tij. Durim Laçaj, lindur në fshatin Aliaj, Komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe dhe me banim të përkohshëm në Angli, u ...

Dhunimi i varreve në Korçë, kërkohen me forcë dëshmitarët

Gazeta Start - 13.04.2011

Korçë – Seanca e sotme për procesin gjyqësor për dhunimin e varreve në Boboshticë dështoi, teksa trupi gjykues ka kërkuar marrjen me forcë të dy dëshmitarëve.

Kryengritësit libianë kërkojnë intensifikimin e goditjeve ajrore

Gazeta Start - 13.04.2011

Doha – Kryengritësit libianë i kërkojnë NATO-s të intensifikojë goditjet ajrore kundër forcave të kolonelit Muamer Gedafi. Përfaqësuesi i marrëdhënieve me jashtë i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit (CNT, kryengritësit libianë), Ali ...

Mubarek në gjendje shëndetësore të paqëndrueshme

Gazeta Start - 13.04.2011

Kajro - Gjendja shëndetësore e ish-presidentit egjiptian Hysni Mubarek është e paqëndrueshme, njofton agjencia vendase “MENA”. Kjo agjenci citon burimet mga spitali i Sharme l-Sheikut, ku ish-presidenti u shtrua dje.

Lajçak: Ndryshimi i kufijve nuk është temë bisedimesh

Gazeta Start - 13.04.2011

Bruksel - Zyrtari i lartë i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, deklaron se deri më 24 prill do të mbahet raundi i tretë i bisedimeve Prishtinë-Beograd, që synon zgjidhjen e problemeve të përditshme për banorët e Kosovës.

Rama viziton të plagosurin: Përgjigja për pushtetin më 8 maj

Gazeta Start - 13.04.2011

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte në mesditë në Spitalin Ushtarak ku vizitoi të riun që u plagos me thikë një ditë më par. PS pretendon se i riu u plagos nga militantë të LSI.

Arvizu: Zgjedhjet, ndikim të rëndësishëm për integrimin

Gazeta Start - 13.04.2011

Tiranë - Ambasadori i SHBA-së, Aleksandë Arvizu, deklaroi sot se "Kodi aktual elektoral, qartësisht dhe qëllimisht ua ngarkon barrën për mirë drejtimin e zgjedhjeve, vetë partive politike".

Kampionët lamtumirë Evropës, në gjysmëfinale shkon Shalke  

Gazeta Start - 13.04.2011

Interi nuk arrin të përmbysë humbjen 5-2 në ndeshjen e parë përballë Shalkes dhe i jep fund udhëtimit në Ligën e Kampionëve. Kampionët e Evropës në fuqi e humbasin edhe përballjen e kthimit, kësaj radhe me rezultatin 2-1.

Fier, shpërthim eksplozivi në një banesë

Gazeta Start - 12.04.2011

Fier – Një shpërthimi eksplozivi ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Fier, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Ngjarja ndodhi rreth orës 05:30 minuta në lagjen “Afrim i Ri”, në banesën e shtetasi Altin ...

Idrizi fushatë në Durrës: Politika të ulë tensionet

Gazeta Start - 12.04.2011

Durrës - Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet hapi fushatën e saj në qytetin e Durrësit, ku prezantoi edhe kandidatët për anëtar të këshillit bashkiak të këtij qyteti.

Korçë, arrestohen dy shpërndarës droge

Gazeta Start - 12.04.2011

Korçë – Dy persona u arrestuan nga policia e Korçës dhe një tjetër u shpall në kërkim pas një operacioni të koduar “Start”. Në pranga ranë shtetasit Saimir Jashar 24 vjeç si dhe Ledjon Çela 20 vjeç, të dy banues në lagjen nr 4 të qytetit ...

“Fshesë” për policët në veri të Kosovës

Gazeta Start - 12.04.2011

Prishtinë - Mosrespektimi i hierarkisë komanduese në Policinë e Kosovës mund t’iu kushtojë me largim nga puna disa eprorëve të lartë dhe një pjese të policëve të thjeshtë serbë në stacionin policor në veri të Mitrovicës.

Rama pralajmëron: Nëse vidhet vota, dëbojmë qeverinë

Gazeta Start - 12.04.2011

Elbasan - Partia Socialise ka çelur pasditen e shkuar fushatën elektorale në Elbasan, ku ka prezantuar kandidatët e Aleancës për të Ardhmen për qarkun e Elbasanit. Në këtë qytet, për postin e kreut të bashkisë rikandidon Qazim Sejdini.

Korçë, vdes 18-vjeçarja në rrethana të panjohura

Gazeta Start - 12.04.2011

Korçë – Një 18-vjeçare ka gjetur vdekjen në rrethana të panjohura. Ngjarja ndodhi në fshatin Strelcë të Komunës Gore të Korçës, ku ka humbur jetën në banesën e saj shtetasja K.P, 18-vjeç.

Berisha: Ne rrugën e lirisë, Rama të etërve

Gazeta Start - 12.04.2011

Shkodër – Takimi i radhës me elektoratin, kryeministri Sali Berisha e ka zhvilluar në Shkodër, ku ka folur kryesisht për investimet e mëdha që janë bërë nga qeveria katër vitet e shkuara.

BSH detyrime të fortave bankave për nivelin e interesit

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë - Banka e Shqipërisë vendos detyrime më të forta ndaj bankave lidhur me transparencën në llogaritjen e komisioneve dhe normave të interesit.

Shkodër, plagoset me thikë një 25-vjeçar

Gazeta Start - 12.04.2011

Shkodër – Një 25-vjeçar mbeti i plagosur orët e para të mëngjesit të sotëm. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur se ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 minuta në vendin e quajtur “Shkolla Pyjore” në lagjen “Tre heronjtë”.

Ministrave kosovarë në Bullgari i bashkohet edhe Dell

Gazeta Start - 12.04.2011

Prishtin - Ambasadori amerikan n Prishtin, Kristofer Dell, do tu bashkohet sot gjasht ministrave t Qeveris s Kosovs, t cilt ndodhen n Bullgari pr t hartuar planin qeveritar pr zhvillim ekonomik t vendit.

Vlorë, tregtarët marrëveshje për rritjen e çmimit të bukës

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë – Komisioni Konkurrencës ka vendosur marrjen e disa masave të përkohshme për ndalimin e marrëveshjes në tregun e prodhimit dhe të tregtimit të bukës në Qytetin e Vlorës pas raportimeve në media të datës 25 Mars 2011 ku është ...

KiE dërgatë në Tiranë, përfaqësuesja: Ndihmë për zgjedhjet

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë – Një përfaqësi e Kongresit të Autoriteteve Lokale e Rajonale nga Këshillit i Evropës , ndodhet sot në Tiranë, ku kanë zhvilluar takime në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Shpallen listat përfundimtare të zgjedhësve

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë – Kur kanë mbetur edhe 26 ditë nga zgjedhjet lokale, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile ka shpallur listën përfundimtare të zgjedhësve për organet e qeverisjes vendore.

Doda : Rama po rrezikon jetën e fëmijëve tanë në shkolla

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë – Demokratët reaguan sot mbi shembjen e një tavani në një shkollë në Tiranë, ngjarje e ndodhur të hënën në drekë. Deputetja Mesila Doda, tha se shembje të tilla po bëhen një fenomen i zakonshëm në Tiranë.

Rama premton ulje taksash në Tiranë

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë – Kryebashkiaku aktual i Tiranës, Edi Rama, zhvilloi sot takime me njësinë bashkiake nr. 8 në Tiranë, ku ka premtuar më pak biznesin e vogël në kryeqytet.

Qytetarët të shohin emrat në lista

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë - Komiteti Shqiptar i Helsinkit, vetëm pak orë pasi u shpallën listat përfundimtare të zgjedhësve, u ka bërë thirrje shtetasve për t’u njohur me listat përfundimtare.

Berisha: Asnjëherë nuk është investuar sa në këto 4 vite

Gazeta Start - 12.04.2011

Shijak – Kryeministri Sali Berisha u ndal në Shijak ku ka prezantuar kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, Afrim Brahimaj.

KE zhbllokon 10 milionë euro për libianët

Gazeta Start - 12.04.2011

Bruksel - Komisioni Evropian po përgatitet të zhbllokojë 10 milionë euro për t'u ardhur në ndihmë personave të prekur nga konflikti në Libi, veçanërisht për evakuimin e të bllokuarve në qytetin e rrethuar të Misratas.

Berisha: Aktet e dhunës në fushatë, të papranueshme

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë - Kryeministri Sali Berisha theksoi sot në mbrëmje se gjatë gjithë jetës së tij nuk ka marrë pjesë në asnjë proces gjyqësor civil apo penal, ndërsa mohoi të gjitha pretendimet e Hysen Shoshorit, një ish- i përndjekur politik, i cili ...

Tiranë, plagoset me thikë 18 vjeçari

Gazeta Start - 12.04.2011

Tiranë – Një person mbeti i plagosur me thikë sot në afërsi të kodrave të liqenit artificial në Tiranë. I riu u plagos pas një sherri midis një grupi të rinjsh.

Zhduken sërish tragetet në Vlorë

Gazeta Start - 12.04.2011

Vlorë – Janë zhdukur sërish dy tragetet e Vlorës, duke ndërprerë transportin detar nga ky qytet drejt Brindisit në Itali. Shumë qytetarë kanë pritur me orë të tëra për të udhëtuar drejt portit të Brindisit, ndërkohë që Drejtoria e Portit ...

Junajtid e fiton edhe të dytën, Çelsi lamtumirë Evropës  

Gazeta Start - 12.04.2011

Mançester Junajtid e fiton edhe sfidën e dytë të derbin abglez ndaj Çelsit dhe siguron kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve. Sfidë emocionuese në “Old Traford”, aty ku të besuarit e Aleks Fergusonit festojnë sërish duke u ...

Meta në Vlorë: Prioritet punësimi

Gazeta Start - 11.04.2011

Vlorë - Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, pjesë e koalicionit "Aleanca për Qytetarin”, do të ketë si prioritet punësimin. Në fjalën e tij, në takimin që çeli sot në mbrëmje fushatën elektorale të kësaj force politike në Vlorë, ...

Rama prezanton kandidatin e njësisë nr 6

Gazeta Start - 11.04.2011

Tiranë - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, prezantoi sot në mbrëmje kandidatin për kryetar të njësisë bashkiake nr. 6 në kryeqytet, Krenar Cenollari.

Tri pikë me vuajtje, Milani sërish i vetëm në krye  

Gazeta Start - 11.04.2011

Milani fiton 2-1 në fushën e Fiorentinës dhe rifiton avantazhin prej tri pikësh kundrejt Napolit e pesë ndaj Interit të vendit të tretë, kur kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund.

Shkodër, arrestohet një 28-vjeçar

Gazeta Start - 11.04.2011

Shkodër – Një 28-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Shkodrës orët e vona të mbrëmjes së shkuar. Forcat e rendit organizuar aksionin duke çuar në pranga shtetasi David Lazri, 28-vjeç, banues në lagjen “Tre herojtë” të qytetit të ...

21-vjeçari parandalon vrasjen e së ëmës, arrestohet babai

Gazeta Start - 11.04.2011

Tiranë – Një 49-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Tiranës, pasi tentoi të vriste me thikë bashkëshorten. Në pranga ra shtetasi Hetem Fidani, 49-vjeç, lindur në Krushovë Kuçovë dhe banues në Tiranë.

Gafa e gazetës angleze, vendos Greqinë në territorin e Turqisë

Gazeta Start - 11.04.2011

Një nga të përditshmet më të lexuarat në Angli, “Gazeta Metro” ka hedhur firmën e një skandali të madh në një artikull të botuar pak ditë më parë rreth Greqisë dhe vendeve të ndikuara nga kriza globale.

Francë, hyn në fuqi ligji për burkën

Gazeta Start - 11.04.2011

Ka hyrë tashmë në fuqi ligji që ndalon gratë që mbulojnë fytyrën me burka të lëvizin në ambiente publike në Francë. Çdo femër që thyen ligjin do të gjobitet me 150 euro dhe me dëme në shtetësi.

B. Fildishtë, trupat franceze hyjnë në qendër të Abidjanit

Gazeta Start - 11.04.2011

Trupat franceze kanë hyrë në qendër të qytetit kryesor të Bregut të Fildishtë, Abidjan. Të dielën, helikopterë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të Francës kanë nisur një operacion të ri për shkatërrimin e armatimeve të rënda afër ...

Ugandë, arrestohet lideri i opozitës

Gazeta Start - 11.04.2011

Kampala - Lideri i opozitës ugandeze, Kizza Besigye, është arrestuar pasi i kishte bërë thirrje njerëzve për të dalë në protesta pas rritjes së fundit të çmimit të lëndëve djegëse.

Banka Botërore: Të rimendohet shpenzimi i ndihmave

Gazeta Start - 11.04.2011

Banka Botërore rekomandon një ndryshim të madh në mënyrën se si shpenzohen ndihmat. Një e katërta e popullsisë së botës jeton në shtete të ndikuara nga konflikti.

PD: Rama në kulmin e dështimit të fushatës

Gazeta Start - 11.04.2011

Tiranë – Partia Demokratike hodhi sot poshtë akuzat e kreut të opozitës, Edi Rama, në lidhje me përdorimin e helikopterëve për fushatë elektorale, duke nënvizuar se në asnjë rast kryeministri i vendit nuk ka përdorur të tilla mjete ...

Arrestohet një shtetas i kërkuar për vrasje

Gazeta Start - 11.04.2011

Tiranë – Një 47-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Tiranës, i cili akuzohet për vrasje. Në pranga përfundoi shtetasi Naim Luli, me banim në Kamëz.

Ministria e Shëndetësisë: Protesta e SHFK-së e panevojshme

Gazeta Start - 11.04.2011

Prishtinë - Ministria e Shëndetësisë e cilëson protestën e paralajmëruar të Shoqatës së Farmacistëve të Kosovës, si veprim të panevojshëm që nuk i shërben tejkalimit të situatës së rëndë në sektorin farmaceutik të vendit.

Strategji midis policisë dhe vendorëve kundër drogës

Gazeta Start - 11.04.2011

Tiranë – Njohja dhe vendosja e pikave të bashkëpunimit midis policisë dhe organeve të pushtetit vendor, ishin në qendër të një takimi të zhvilluar sot në Tiranë nga Shtabi i Luftës Kundër Kultivimit të Bimëve Narkotike.

Arvizu: Dhuna në fushatë nuk i shërben demokracisë

Gazeta Start - 11.04.2011

Fier – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ishte sot në qytetin e Fierit, nga ku ka kërkuar nga klasa politike në Shqipëri që të angazhohet për finalizimin e zgjedhjeve të suksesshme.

Rama: Qeveria varfëron shqiptarët me taksa të larta

Gazeta Start - 11.04.2011

Tiranë – Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Edi Rama, vijoi sot takimet elektorale në Tiranë. Ai u ndal në njësinë bashkiake nr.10, ku u takua me tregtarë të tregut çam në qendër të Tiranës.

Bjellorusi, shpërthim në metronë e kryeqytetit

Gazeta Start - 11.04.2011

Minsk - Nj shprthim i fuqishm ka ndodhur n nj stacion metroje n kryeqytetin e Bjellorusis, Minsk, duke plagosur dhjetra persona. Nj reporter i Associated Press theksoi nga vendi i ngjarjes se kishte shikuar viktimat e shprthimit tek ...