TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Humbja e Serbisë ndaj Turqisë, përleshje në Mitrovicë

Gazeta Start - 12.09.2010

Mitrovicë - Fitorja e Turqisë përballë Serbisë në gjysmëfinalen e Botërorit të basketbollit është pasuar nga një përleshje masive mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Mitrovicës, ku mbetën të plagosur katër persona.

Turqi-SHBA, finalja e Botërorit të Basketbollit

Gazeta Start - 12.09.2010

Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë përfaqësueset finaliste në Botërorin e Basketbollit. Organizatorët e Turqisë mundën me rezultatin e ngushtë 83-82 katër herë kampionët e këtij kompeticioni, Serbinë.

Vrasje në Elbasan, një i ri qëllohet me pistoletë

Gazeta Start - 12.09.2010

Elbasan Një ngjarje e rëndë është regjistruar para pak minutash në qytetin e Elbasanit, ku një i ri është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00 në një qendër interneti pranë kryqëzimit Dinamo.

Elbasan, një i ri mbetet i plagosur pas një sherri banal

Gazeta Start - 12.09.2010

Elbasan Një i ri mbeti i plagosur sot paradite në qytetin e Elbasanit si pasojë e një sherri banal me dy persona të tjerë. Ardit Sula, 23 vjeç, është goditur me mjete të forta në një qendër interneti pranë kryqëzimit Dinamo.

Çad, rreth 145 mijë persona të prekur nga përmbytjet

Gazeta Start - 12.09.2010

Librëvil Ka arritur në rreth144 600, numri I personave të prekur nga përmbytjet që kanë përfshirë Çad-in që prej fundit të korrikut. Lajmi behet i ditur nga Zyra e OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare, OCHA, e cila saktëson se ...

Selanik, protesta kundër politikës së kursimeve

Gazeta Start - 12.09.2010

Selanik Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e Selanikut në shenjë proteste ndaj politikës së kursimeve të qeverisë greke. Shkurtimet e pagave dhe rritja e taksave kanë shkaktuar pakënaqësi të madha tek grekët.

Tadiç: Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova

Gazeta Start - 12.09.2010

Beograd - Presidenti serb, Boris Tadiç, deklaroi se Serbia nuk ka hequr dorë nga Kosova edhe pas miratimit të të rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Franca dëbon 14 romë të tjerë

Gazeta Start - 12.09.2010

Paris Autoritetet franceze dëbuan edhe 14 romë të tjerë. Ky është grupi i tretë i romëve të dëbuar që prej fundit të gushtit, me argumentin se ato po qëndronin ilegalisht në Francë.

Hofenheim merr arratinë, Shalke në vendnumëro

Gazeta Start - 11.09.2010

Hofenheimi arriti një fitore të vyer 2-0 përballë Shalke 04, duke u ngjitur në krye të kampionatit gjerman me 9 pikë të plota. Vendasit ishin më të qartë në lojën e tyre, duke krijuar një volum më të madh dhe krijuar shumë raste për shënim.

Dibër, vritet aksidentalisht gjatë lojës me shokun

Gazeta Start - 11.09.2010

Dibër Një i ri nga fshati Kall i Peshkopisë ka vrarë aksidentalisht me armë zjarri një bashkëmoshatarin e tij. Krisma e dëgjuar në shtëpinë e viktimës ka alarmuar banorët e fshatit, të cilët i janë afruar menjëherë vendngjarjes.

Ashton: Thaçi e Tadiç të vendosin për nivelin e dialogut

Gazeta Start - 11.09.2010

Bruksel Bashkimi Evropian pret që pas kompromisit të arritur mes BE-së dhe Serbisë, të nisë sa më parë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

SHBAtë përkujtojnë 11 Shtatorin

Gazeta Start - 11.09.2010

Nju Jork Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të përkujtojnë 9-vjetorin e sulmeve shkatërruese të 11 Shtatorit, në mesin e polemikave të ngritura lidhur me ndërtimin e një xhame aty-pranë dhe kërcënimeve për të djegur Kuranin.

Kolumbi, tetë policë të vrarë nga përballjet me FARC-in

Gazeta Start - 11.09.2010

Bogota - Autoritetet kolumbiane njoftojnë se tetë policë u vranë në luftimet me gueriljet e FARC-it, të cilët u përpoqën të marrin kontrollin e një fshati në jugperëndim të Kalifornisë.

OKB: Gati të kontribuojmë në dialogun Beograd-Prishtinë

Gazeta Start - 11.09.2010

Nju Jork - Sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, përshëndeti miratimin e rezolutës së Serbisë nga Këshilli i Sigurimit duke shprehur gatishmërinë e organizatës që të kontribuojë në procesin e dialogut ...

LSI kërkon të nisë puna për reformën zgjedhore

Gazeta Start - 11.09.2010

Tiranë Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon fillimin e menjëhershëm të punës për reformën zgjedhore, si dhe angazhimin serioz të faktorëve politikë për të reflektuar në frymën e rekomandimeve të Rezolutës së Parlamentit Evropian dhe ...

Përdoruesit tani më gjatë në Facebook sesa në Google

Gazeta Start - 11.09.2010

Facebook-u është lavamani më i madh i kohës për përdoruesit e Web-it. Sipas comScore, përdoruesit harxhojnë më shumë kohë në Facebook sesa në faqe të tilla si Google ose Yahoo.

PS thirrje Berishës: Të mos digjen fletët e votimit

Gazeta Start - 11.09.2010

Tiranë Partia Socialiste i bën thirrje Qeverisë të dëgjojë thirrjet e ndërkombëtarëve për të mos djegur fletët e votimit. Deputetja Vasilika Hysi deklaroi në një konferencë për shtyp se PS mbështet paralajmërimin e zotit Bosh, se djegia e ...

Sejdiu: Moment i ri, shumë i rëndësishëm për Kosovën

Gazeta Start - 11.09.2010

Prishtinë Presidenti Fatmir Sejdiu deklaroi se miratimi i Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është një moment i ri dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën.

BE, Turqia e pakënaqur me ngadalësinë e bisedimeve

Gazeta Start - 11.09.2010

Bruksel Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutollu, shprehu hapur pakënaqësitë e Turqisë përballë ngadalësisë së bisedimeve që po zhvillohen për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian.

Bashkëpunim Shqipëri-Itali në luftë kundër krimit

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, zhvilloi dje një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë italiane, Antonio Manganelli.

PS zgjedh strukturat e larta në fund të muajit

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Forumet e larta të Partisë Socialiste do të zgjidhen në fund të këtij muaji. Duket se shkak janë bërë ecja tepër e ngadaltë e negociatave me Partinë Demokratike për zgjidhjen e ngërçit politik në vend.

PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Dekretimi i zgjedhjeve lokale duket se ka vënë në lëvizje partitë e mëdha. Partia Demokratike në pushtet do të zgjedhë strukturat e saj të brendshme, ku do të mblidhet Këshilli Kombëtar i kësaj partie për zgjedhjen e kryesisë së re ...

Basketboll, Botërori: SHBA-Lituani gjysmëfinalja e dytë

Gazeta Start - 10.09.2010

SHBA-ja dhe Lituania do të përballen mes tyre për një biletë në finalen e kampionatit Botëror të basketbollit që po zhvillohet në Turqi. Lituanezët siguruan një vend mes katër më të mirëve të botës pasi eliminuan në çerekfinale ...

“Gërdeci”, dëshmon në seancë Rrahman Selmanllari

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Në gjyqin për Gërdecin, i cili po zhvillohet në gjykatën e Tiranës ka dëshmuar sot Rrahman Selmanllari, një nga biznesmenët më të përfolur në vend, i njohur edhe si mik i djalit të kryeministrit Berisha.

Një garë në tifozë? Fiton Barça

Gazeta Start - 10.09.2010

Katalanasit janë skuadra me numrin më të madh të tifozëve në Evropë. Menjëherë më pas vijnë Reali i Madridit dhe Mançester Junajtid. Sipas një sondazhi të realizuar nga kompania Sport+Market , rezulton se kampionët e Spanjës numërojnë 57,8 ...

Bekam rikthehet në fushë, por jo në Evropë

Gazeta Start - 10.09.2010

Gjashtë muaj pas dëmtimit në tendinën e Akilit, Dejvid Bekam është gati ti rikthehet fushës. Por nuk do të luajë më në Evropë. 35-vjeçari pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e nesërme mes Los Anxheles Galaksi dhe Kolumbus Kru.

Juve, 20 milionë euro + Sisokon për Dzekon

Gazeta Start - 10.09.2010

Sulmuesi boshnjak i Volfsburgut, Edin Dzeko, vazhdon të mbetet objektivi kryesor i klubit bardhezi për repartin e sulmit. Megjithëse nuk arriti ta bëjë të vetin në merkaton e verës, Zonja e vjetër nuk ka hequr dorë nga bomberi ballkanas.

Meta: Statusi i Kosovës, një çështje e së shkuarës

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta reagoi sot pas vendimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për rezolutën serbe ndaj Kosovës. Kreu i diplomacisë shqiptare gjatë një konference shtypi pak momente më parë vetëm për këtë ...

Nisin aplikimet për në shkollën e policisë

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Kanë nisur aplikimet për Shkollën e policisë, proces i cili do të nisë tre ditë më vonë, pra më 13 shtator. Policia e Shtetit njoftoi sot se kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë për Patrullë ...

Rama: Asnjë hap për reformën zgjedhore pa transparencën

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, theksoi sot se partia e tij nuk do të bëhet pjesë e asnjë vendimmarrjeje, pa u bërë më parë transparenca e zgjedhjeve të shkuara.

Ashton: Miratimi i rezolutës në OKB, hap me rëndësi përpa

Gazeta Start - 10.09.2010

Bruksel Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton përshëndeti sot miratimin e rezolutës BE-Serbi mbi opinionin këshillimor të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ngrihet përmbaruesi privat, Nishani: Shërbimi me cilësi

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Mbi 50 juristë nga i gjithë vendi, morën sot certifikatat me titullin "Përmbarues Gjyqësor Privat", një institucion i ri ky i ngritur pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Moska: Mbështetëm rezolutën për shkak të Beogradit

Gazeta Start - 10.09.2010

Moskë - Rusia e mbështeti rezolutën për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për shkak se dokumenti ishte i pranueshëm nga Beogradi, njoftoi Ministria e Jashtme në Moskë.

Mësuesit në dispozicion kërcënojnë me grevë urie

Gazeta Start - 10.09.2010

Tiranë Mësuesit në dispozicion kanë protestuar sërish sot para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar rikthimin në punë. Arsimtarët kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit që tiu japë një përgjigje mbi vendimin për heqjen e tyre nga puna.

Danimarkë, shpërthim në një hotel në kryeqytet

Gazeta Start - 10.09.2010

Kopenhagen - Një shpërthim ndodhi sot pas mesdite në një prej hoteleve të njohur në Kopenhagen, njoftuan burime policore të kryeqytetit danez. Sipas mediave vendase, i dyshuari përgjegjës për shpërthimi është rrethuar nga trupat a policisë.

Botërori i 2018-ës në SHBA?

Gazeta Start - 10.09.2010

Kandidatura amerikane shihet si më e favorizuar në krahasim me Anglinë, Rusinë, Spanjë-Portugalinë dhe Holandë-Belgjikën. Delegacioni i FIFA-s, i pritur nga Harold Mejn-Nikols, president i Federatës Kiliane të Futbollit, ka mbetur e ...

Rezoluta e ndryshuar e Serbisë e dorëzuar në OKB

Gazeta Start - 09.09.2010

Nju Jork - Serbia i ka paraqitur Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara projekt-rezolutën për Kosovën që është harmonizuar me Bashkimin Evropian, raportojnë agjencitë serbe të lajmeve.

430 të burgosur kanë agjëruar muajin e Ramazanit

Gazeta Start - 09.09.2010

Tiranë Të burgosur të shumtë kanë agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Burgjeve, 430 të burgosur kanë agjëruar këtë vit. Për këtë arsye, janë shtruar 15 iftare.

Indi: Autobusi bie në lumë, 17 të vdekur

Gazeta Start - 09.09.2010

Nju Delhi - Të paktën 17 persona humbën jetën dhe 35 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në Indi. Sipas të dhënave, një autobus me udhëtarë ka dalë nga rruga duke përfunduar në lumë.

Ndihma sociale, masa ndëshkuese për njësitë vendore

Gazeta Start - 09.09.2010

Tiranë Shërbimin Social Shtetëror ka nisur marrjen e masave ndëshkuese ndaj njësive vendore, që abuzojnë me shpërndarjen e masës së ndihmës ekonomike.

Basketboll, botërori: Turqi-Serbi gjysmëfinalja e parë

Gazeta Start - 09.09.2010

Skuadra e vendit organizator gjen përballë Serbinë në rrugën drejt finales së kampionatit botëror të basketbollit. Turqit nuk patën asnjë vështirësi përballë Sllovenisë në çerekfinale, duke fituar me rezultatin e thellë 95-68.

Topi: Të lejohet ndërtimi i një xhamie në Tiranë

Gazeta Start - 09.09.2010

Tiranë Presidenti i Republikës Bamir Topi ka zhvilluar sot një vizitë pranë Komiunutetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e ditës së Fiter Bajramit.

Bajrami, Rama: Të reflektohet në këtë ditë

Gazeta Start - 09.09.2010

Tiranë - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, me rastin e Festës së Fiter Bajramit vizitoi selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë. Kryetari Rama u prit nga Haxhi Selim Muça, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të cilit i ...

Një tërmet 6,1 ballë godet Kilin

Gazeta Start - 09.09.2010

Santiago - Një tërmet i fortë me fuqi 6,1 ballë u regjistrua sot në mëngjes në qendër të Kilit, në të njëjtin rajon ku ra edhe tërmeti shkatërrimtar i muajit shkurt.

Sheva “kurorëzon” Paton: Është pasardhësi im

Gazeta Start - 09.09.2010

Ish-sulmuesi ukrainas i Milanit e sheh talentin brazilian si pasardhësin e tij dhe beson se katër fantastikët (Pato, Ibra, Ronaldinjo, Robinjo) mund të luajnë së bashku.

Topalli: Bajrami i Madh vjen në një stinë të madhe

Gazeta Start - 09.09.2010

Tiranë - Bajrami i Madh vjen në një stinë të madhe për shqiptarët, atë të lëvizjes së lirë në mbarë Europën, që ka ardhur përmes një rruge të gjatë e të vështirë dhe sakrificave të mëdha", tha sot Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ...

Rimëkëmbja ekonomike më e ngadaltë nga sa pritej

Gazeta Start - 09.09.2010

Paris - Rimëkëmbja e ekonomisë botërore mund të jetë më e ngadaltë nga sa parshikohej, edhe pse nuk dihet nëse kjo rritje do të jetë e qëndrueshme apo e përkohshme.

Operohet Baloteli, 4-6 javë jashtë

Gazeta Start - 09.09.2010

Sulmuesi italian i Mançester Sitit iu nënshtrua mëngjesin e sotëm ndërhyrjes kirurgjikale dhe pritet të qëndrojë jashtë fushe për 4-6 javë. Super Mario pësoi një dëmtim në meniskun e gjurit të djathtë gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës ...

Shpërthim në veri në Mitrovicës

Gazeta Start - 09.09.2010

Mitrovicë - Në orët e para të mëngjesit, në pjesën veriore të Mitrovicës është hedhur një mjet shpërthyes, ka njoftuar policia e Kosovës. Shpërthimi ka ndodhur afër konvikteve të studentëve, por nuk ka pasur të lënduar.

Banka Islamike 120 milionë dollarë për rrugët rurale

Gazeta Start - 08.09.2010

Tiranë Banka Islamike do të financojë edhe të tjera rrugë rurale në vendin tonë. Komisioni Parlamentar i Veprimtarive Prodhuese ratifikoi të martën marrëveshjen e huasë me këtë bankë si dhe me Fondin OPEK dhe BEI-in për financimin e ...

Ina Rama në Hagë në takimin e Shoqatës së Prokuroreve

Gazeta Start - 08.09.2010

Hagë - Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama po merr pjesë në takimin vjetor të Shoqatës Ndërkombëtare të Prokuroreve, i cili zhvillon punimet në Hagë(Holandë)në 6-8 shtator, ku marrin pjesë krerët e Prokurorisë nga shumë vende të botë, ...

Pacientët në QSUT do të trajtohen edhe nga psikologët

Gazeta Start - 08.09.2010

Tiranë - Pacientët e shtruar në shërbimet e Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza", veç ndihmës mjekësore do të mund të marrin aty edhe ndihmë psikologjike si dhe nga punonjësit socialë në rastet kur do të paraqesin probleme të tilla.

Ekzekutohet një shqiptar në veri të Mitrovicës

Gazeta Start - 08.09.2010

Mitrovicë Veriu i Mitrovicës shënoi mbrëmë një ngjarje të rëndë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri pranë shtëpisë së tij një shqiptar. Ngjarja ndodhi të martën rreth orës 21:40 në Kodrën e Minatorëve, ku persona të panjohur qëlluan mbi Hakof ...

Meksikë,7 të vdekur dhe 914 mijë të prekur nga përmbytjet

Gazeta Start - 08.09.2010

Meksiko Siti - Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në pesë shtete të jugut dhe lindjes së Meksikës. Si pasojë e përmbytjeve kanë humbur jetën shtatë persona dhe 914 mijë të tjerë janë prekur.

Tokio, dollari në nivelin më të ulët në 15 vite

Gazeta Start - 08.09.2010

Tokio Dollari amerikan ka rënë në raport me jenin japonez, në nivelin më të ulët që prej majit të vitit 1995. Sot rreth orës 03:45 GMT, dollari amerikan ra në bursën e Tokios nën pragun e 83,35 jenë, për herë të parë në 15 vitet e fundit.

Argjentina turpëron kampionët e botës: 4-1  

Gazeta Start - 08.09.2010

Spanja, kampione bote, ka pësuar humbjen e parë pas suksesit në Afrikën e Jugut, përballë një Argjentine në super formë. Para 50 mijë të pranishmëve në stadiumin Monumental të Buenos Airesit, të besuarit e Serxho Batistës i mbyllën ...

Maqedonia shënon sot 19-vjetorin e pavarësisë

Gazeta Start - 08.09.2010

Shkup Republika e Maqedonisë shënon sot 19-vjetorin e pavarësisë nga ish-Jugosllavia. Më 8 shtator 1991, maqedonasit zhvilluan referendumin për pavarësinë, shumica e të cilëve u shprehen pro ndarjes nga Jugosllavia.

Berisha: Vepra madhore për 100 vjetorin e Pavarësisë

Gazeta Start - 08.09.2010

Tiranë Kur duhen edhe dy vjet nga 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kryeministri Sali Berisha ka menduar që tani që ky përvjetor të pritet me ndryshime të mëdha në të gjithë vendin.

Kavajë, digjet me benzinë 43-vjeçari, vdes

Gazeta Start - 08.09.2010

Gjirokastër Një 43-vjeçar në Kavaja i ka dhënë fund jetës, duke u vetëdjegur sot në Kakavijë. Policia tha se viktima ishte i sëmurë mendorë dhe i kishte vënë zjarrin vetes duke u djegur me benzinë.

Krerët e Kosovës urojnë festën e Fitër Bajramit

Gazeta Start - 08.09.2010

Prishtinë - Përfaqësuesit më të lartë të Kosovës shprehin urimet e tyre për qytetarët e vendit dhe myftiun Naim Tërnava, me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Dëmtohet Van Persi, jashtë deri në mes të tetorit

Gazeta Start - 08.09.2010

Sulmuesi holandez i Arsenalit nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Arsen Venger deri në mes të muajit tetor, si pasojë e një dëmtimi në kyç.

“Hoxha”, mbërrijnë nga Italia tre dëshmitë

Gazeta Start - 08.09.2010

Tiranë Kanë mbërritur nga Italia tre dëshmitë e ish-agjentëve të Shërbimit Informativ Shtetëror në lidhje me rrëmbimin dhe zhdukjen e biznesmenit shqiptar nga Maqedonia, Remzi Hoxha.

Pëson rritje tregtia me pakicë në vend

Gazeta Start - 08.09.2010

Tiranë Tregtia me pakicë u rrit me 3.1% tre mujorin e dytë të këtij viti krahasuar me tre muajt paraardhës. Instituti i Statistikave bëri të ditur se volumi i shitjeve në këtë treg në tremujorin e dytë të 2010 arriti 169.9 për qind.

Vlorë, ndalohet në det të hapur motobarka me dy somalezë

Gazeta Start - 08.09.2010

Vlorë Një mjet lundrues me dy persona në bord është bllokuar gjatë natës nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me shërbimin e "Guardia di Finanza".

Gazetarët maqedonas kërkojnë përmirësimin e kushteve

Gazeta Start - 08.09.2010

Shkup Gazetarët maqedonas filluan sot aktivitetin e përbashkët në sheshin kryesor të Shkupit, me moton e ashtuquajtur Kryengritja e parë gazetareske. Aktiviteti organizohet nën patronazhin e Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM).

Aksident në Fushë Krujë-Lezhë, katër të plagosur

Gazeta Start - 08.09.2010

Tiranë Një aksident automobilistik ndodhi sot në aksin rrugor Fushë Krujë-Lezhë, duke lënë pas katër të plagosur. Policia tha se ngjarja ndodhi për shkak se dy automjete i përplasën fort midis tyre, duke lënë pas të lënduarit.

Juve, Sisoko ikën në janar

Gazeta Start - 08.09.2010

Pas Diegos, edhe Momo Sisoko mund ti japë lamtumirën Juventusit në janar, për të vazhduar karrierën në kampionatin gjerman. Destinacioni është i njëjti: Volfsburgu.

Bajerni “blindon” Shvajnin: Është i pashitshëm

Gazeta Start - 08.09.2010

Klubi kampion i Bundesligës i është kundërpërgjigjur interesimit të Realit mbi mesfushorin gjerman, duke e cilësuar këtë të fundit si të pashitshëm.

Balla reagon: Bumçi ngriti fabrikën e vdekjes në Gërdec

Gazeta Start - 08.09.2010

Tiranë Pak momente më vonë, Partia Socialiste iu kundërpërgjigj asaj Demokratike. Socialisti Taulant Balla u shpreh se Aldo Bumçi ka ligjëruar fabrikën e vdekjes në Gërdec.

Analistët në Maqedoni: Nuk do të ketë skenarë politikë

Gazeta Start - 08.09.2010

Shkup Një pjesë e analistëve politik në Maqedoni besojnë se ky vend nuk do të përballet me ndonjë skenar të posaçëm politik gjatë vjeshtës, kur edhe pritet raporti i Brukselit për përparimet në procesin e integrimit.

Arkipelagu Vanatu treoditet nga një tërmet 6,2 ballë

Gazeta Start - 08.09.2010

Sidnei - Një tërmet i fortë me magnitudë 6,2 ballë Rihter goditi sot një rajon në afërsi të arqipelagut Vanuatu, në oqeanin Paqësor. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti Gjeofizik Amerikan(USGS), i cili saktëson se tërmeti ndodhi rreth orës ...

Maradona, borxhi mund t’i prishë festën e ditëlindjes

Gazeta Start - 08.09.2010

Taksat e papaguara ndaj shtetit italian mund ti rrezikojnë festën e përvjetorit të 50-të legjendës argjentinase të Napolit, Diego Armando Maradona.

KE kalon edhe një tjetër votim pro heqjes së vizave

Gazeta Start - 07.09.2010

Strasburg Një tjetër vendim pro heqjes së vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, është dhënë nga institucionet evropiane. Kësaj here, votën pro heqjes së vizave e ka dhënë komiteti i Jashtëm Europarlamentar gjatë mbledhjes së tij të mbrëmshme.

Basket, botërori: SHBA-Rusi çerekfinalja tjetër

Gazeta Start - 07.09.2010

SHBA-Rusi do të jetë çifti i tretë çerekfinalist i kampionatit botëror të basketbollit që po zhvillohet në Turqi. Më parë janë kualifikuar Spanja, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

4 milionë fëmijë të varfër vdesin nga neglizhenca

Gazeta Start - 07.09.2010

Organizata Shpëto Fëmijët thotë se rreth katër milionë fëmijë kanë vdekur gjatë dhjetë viteve të kaluara si pasojë e dështimit të shteteve për të ndihmuar të varfrit.

Kombëtarja: Luksemburgu, rasti i artë për tri pikë

Gazeta Start - 07.09.2010

Kuqezinjtë do të luajnë sot ndaj Luksemburgut ndeshjen e parë në shtëpi për eliminatoret e kampionatit Evropian Euro 2012. Ndryshe nga takimet e tjera, kjo është një sfidë të cilën Përfaqësuesja është e dënuar ta fitojë, pasi kundërshtari ...

Tiranë, policia “godet” qendrën e heroinës

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion të gjerë antidrogë gjatë orëve të natës. Nga të dhënat e para, mësohet se janë arrestuar tre persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Tiranë, gjendet një foshnje e pa jetë, nisin hetimet

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Një foshnjë e vdekur është gjetur mbrëmjen e shkuar në një kazan plehrash në Tiranë. Policia tha se foshnja e pa jetë u gjet në rrugën Irfan Tomini në kryeqytet.

Ibra: Mund të luajmë me katër sulmues

Gazeta Start - 07.09.2010

Sulmuesi do të rikthehet sot në fushë me përfaqësuesen e Suedisë në përballjen me San Marinon, e dyta për eliminatoret e Euro 2012. Pas krahëve të Ibrës, trajneri suedez pritet të vendosë tre lojtarë të tjerë, pikërisht si skema që mund të ...

Vendimi i MASH, mësuesit në dispozicion në protestë

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Pas vendimit të Ministrisë së Arsimit për të mos pasur më mësues me kontrata të përkohshme, këta të fundit kanë protestuar sot pranë kësaj ministrie.

Shoqërohet në polici Myftiu i Lushnjës

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Imamët e xhamive po përballen sërish me policinë. Gjatë ditës së sotme, Myftiu i Lushnjës, Tomor Boriçi është shoqëruar në Policinë e Tiranës për të dhënë sqarime.

Roma, Rise 20 ditë jashtë

Gazeta Start - 07.09.2010

Mbrojtësi i majtë i Romës do të qëndrojë 20 ditë jashtë fushe si pasojë e një dëmtimi gjatë stërvitjes me kombëtaren e Norvegjisë ditën e diel. 30-vjeçari pësoi një goditje në kokë pas përplasjes me shokun e skuadrës në kombëtare, Espen ...

Francë,grevë e përgjithshme kundër reformës së pensioneve

Gazeta Start - 07.09.2010

Paris Sindikatat franceze kanë thirrur një greve të përgjithshme 24 orëshe sot, në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve të qeverisë franceze.

“Marakana” në rikosntruksion, mbyll dyert për 2 vjet

Gazeta Start - 07.09.2010

Stadiumi mitik i Rio de Zhaneiros do të mbyllë dyert për të paktën dy vjet, gjatë të cilave do ti nënshtrohet një rikonstruksioni në kuadër të botërorit të vitit 2014.

Haxhinasto: Vizat gati, pavarësisht se PS është kundër

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerësoi si një hap tjetër të rëndësishëm vendimin e djeshëm të Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian.

Putin: Iniciativat e Obamës janë të sinqerta

Gazeta Start - 07.09.2010

Moskë Kryeministri rus, Vladimir Putin beson që përpjekjet e Barak Obamës për të ndërtuar marrëdhënie të mira mes Uashingtonit dhe Moskës janë të sinqerta.

ISKSH masa ndaj dhjetëra mjekëve për shkelje

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Instituti i e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka marrë një sërë masash ndaj mjekëve dhe infermierëve që kanë shkelur pikat e kontratës me këtë institut. Disa prej masave administrative, janë gjobat, zhdëmtim ekonomik dhe vërejtje.

Lezhë, plagoset me armë një shtetas

Gazeta Start - 07.09.2010

Lezhë Një person ka mbetur i plagosur sot në qytetin e Lezhës, pasi u qëlluar me armë. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit pas një konflikti.

Rezoluta, Beogradi përkulet para presionit të BE-së

Gazeta Start - 07.09.2010

Bruksel Serbia duket se është thyer para presionit të Bashkimit Evropian për të zbutur rezolutën e saj mbi Kosovën, të cilën do ta paraqesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Barroso: Në Evropë nuk ka vend për racizëm

Gazeta Start - 07.09.2010

Strasburg - Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso, deklaroi sot se në Evropë nuk ka vend për racizëm apo ksenofobi. "Për çështje kaq delikate duhet të reagojmë të gjithë me ndjeshmëri dhe të mos i zgjojmë fantazmat e të ...

Depoja e re, më shumë ujë për qytetarët e Tiranës

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Banorët e Tiranës do të furnizohen më shumë me ujë të pijshëm duke nisur që nga java tjetër. Tashmë kur vera kaloi, Drejtoria e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës ka ndërtuar një depo të re, e cila do të mbajë 7 milionë litra ujë.

Spanjë, zjarre në Valencia, 1200 të evakuuar

Gazeta Start - 07.09.2010

Madrid - Rajoni i Valencias në Spanjën perëndimore është përfshirë nga tre zjarre të mëdha. Zjarret kanë shkaktuar bllokimin e disa rrugëve dhe bllokimin e linjës hekurudhore.

Basha: Vizat hiqen falë arritjeve të Shqipërisë

Gazeta Start - 07.09.2010

Tiranë Duke folur për vendimin e djeshëm të Parlamentit Evropian për heqjen e vizave, ministri i Brendshëm Lulzim Basha, u shpreh se procesi në fjalë është mbështetur mbi arritjet e Shqipërisë.

645 mijë nxënës nisin sot vitin e ri shkollor

Gazeta Start - 06.09.2010

Tiranë Plot 645 mijë nxënës në sistemin parauniversitar kanë nisur sot vitin e ri shkollor. Që në orën 08:00, mijëra nxënës u janë drejtuar bankave të shkollës për të nisur një vit tjetër, mbyllja e të cilit do të bëhet në qershor të vitit ...

Aksident në Tapizë, vdes 40-vjeçari, plagoset e ëma

Gazeta Start - 06.09.2010

Tiranë Një person ka gjetur vdekjen dhe një tjetër është plagosur nga një aksident i rëndë rrugor ndodhur mbrëmjen e shkuar në Tapizë të Tiranës. Viktima është shtetasi Hamdi Jaho, 40-vjeç, ndërsa ka mbetur e plagosur e ëma e tij.

Velipojë, vdes 64-vjeçari duke u larë në plazh

Gazeta Start - 06.09.2010

Shkodër - Një 64 vjeçar nga Velipoja, ka humbur jetën mesditën e së dielës, pas një ataku në zemër teksa ishte duke u larë në plazhin e Velipojës.

Bursa për të gjithë nxënësit e arsimit profesional

Gazeta Start - 06.09.2010

Tiranë Gjatë këtij viti, Ministria e Arsimit do të ndërmarrë një sërë nismash për të stimuluar arsimin profesional. Për këtë arsye, këtë vit do të jepen bursa për të gjithë nxënësit që nisin vitin e parë, pavarësisht kritereve ekonomike ...

Sarandë, bllokohen 12 automjete dhe 9 motorë

Gazeta Start - 06.09.2010

Sarandë - Të paktën 12 automjete dhe 9 motoçikleta u bllokuan të dielën nga policia e Sarandës, njoftuan burime nga Njësia Rajonale për Sigurinë Rrugore, me qendër në Gjirokastër.

Librazhd, plagoset rëndë punëtori në ndërtimin e HEC-it

Gazeta Start - 06.09.2010

Elbasan Një punëtor ka mbetur i plagosur në fshatin Dardhë të Librazhdit, teksa po punonte për ndërtimin e një hidrocentrali. Policia e Elbasani bëri të ditur se i plagosuri është shtetasi me iniciale, N.N, 33-vjeç, i cili është dërguar në ...

Berisha: Vizat, gati të hiqen; eksportet bum të madh

Gazeta Start - 06.09.2010

Tiranë Procesi i liberalizimit të vizave dhe rritja ekonomike, ishin dy temat kryesore për të cilat foli kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij.

Dy shpërthime pranë urës së Drinit në Fierzë

Gazeta Start - 06.09.2010

Kukës Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar mesnatën e shkuar në afërsi të urës së Drinit pranë hidrocentralit të Fierzës. Policia ka mbërritur në vendngjarje, duke nisur hetimet.

“Të gjithë përpara, mbroj unë!”

Gazeta Start - 06.09.2010

Mbrojtësi brazilian i Milanit, Tiago Silva, i ka premtuar besnikëri kuqezinjve duke premtuar trofe në këtë sezon. Në një prononcim nga grumbullimi me kombëtaren braziliane në Barcelonë, qendërmbrojtësi përgëzoi drejtuesit për fushatën e ...

Ruçi: Negociatat ngecën; Berisha: Të ngremë komisionin!

Gazeta Start - 06.09.2010

Tiranë Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u mblodh sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm të deputetëve në Parlament. Kryetari i këtij grupi, Gramoz Ruçi duke informuar deputetët mbi negociatat për hetimin e zgjedhjeve, është shprehur ...

Guatemalë, të paktën 38 të vdekur nga rrëshqitja e tokës

Gazeta Start - 06.09.2010

Guatemala Siti - Autoritetet vendase raportojnë se të paktën 38 persona humbën jetën nga rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet e dendura.

“Gërdeci”, Gjykata kërkon sjelljen e Rrahman Selmanllarit

Gazeta Start - 06.09.2010

Tiranë Është zhvilluar sot procesi gjyqësor në ngarkim të tragjedisë së Gërdecit, ku pritej të dëshmonte edhe Rrahman Selmanllari, i njohur si mik i djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berishës.

“San Paolo”, festë për ditëlindjen e Maradonës

Gazeta Start - 06.09.2010

30 tetori i 2010-ës shënon ditëlindjen e 50-të të legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Në Napoli po i përgatisin festën. Në stadiumin San Paolo do të rikthehet futbollisti më i madh që ka veshur ndonjëherë fanellën e ...

Përleshje masive dhe shpërthim në Zveçan

Gazeta Start - 06.09.2010

Prishtinë Mediat serbe njoftojnë se mbrëmë rreth orës 22:00 në Zveçan të Kosovës është regjistruar një përleshje masive dhe është hedhur një mjet shpërthyes. Lajmi bëhet i ditur nga agjencitë serbe të lajmeve, Tanjug, RTS dhe Blic Online.

Berisha: Do të modernizojmë sistemin arsimor

Gazeta Start - 06.09.2010

Durrës Kryeministri Sali Berisha ka uruar nga Durrësi, nisjen e vitit të ri shkollor. "Arsimi është çështja më serioze e vendit dhe qeveria do të bëjë të gjithë përpjekjet për modernizimin e mëtejshëm të sistemit arsimor", u shpreh ai nga ...

Topi uron të gjithë nxënësit shqiptarë

Gazeta Start - 06.09.2010

Tiranë - Presidenti i Republikës, Bamir Topi përshëndeti dhe u uroi sot suksese nxënësve dhe mësuesve në mbarë Shqipërinë dhe në të gjitha shkollat ku mësojnë shqiptarët me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2010-2011.

Zidani i vogël mes Francës dhe Spanjës  

Gazeta Start - 06.09.2010

Pasardhësi i talentuar i legjendës Zinedin Zidan mund të jetë në qendër të një çështjeje diplomatike mes Francës dhe Spanjës. Enzo është 15 vjeç dhe luan për ekipin e të rinjve të Realit të Madridit.

“Sulmi ndaj Iranit do të thotë çrrënjosje të Izraelit”

Gazeta Start - 06.09.2010

Doha - Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhat, deklaroi sot nga Katari se çdo sulm kundër Iranit do të çojë në çrrënjosjen e entitetit sionist në Lindjen e Mesme.

Lushnjë, aksident me motor, vdes 1 vajzë, rëndë 1 djalë

Gazeta Start - 06.09.2010

Lushnjë Një vajzë humbi jetën mbrëmjen e shkuar teksa po udhëtonte me një motoçikletë bashkë me një djalë. Policia lokale bëri të ditur se viktima është 17-vjeçarja, Entela Rredhi nga fshati Remas i Lushnjës.

Të gjithë e duan Lukakun, por ai zgjedh Realin

Gazeta Start - 06.09.2010

Sulmuesi i talentuar belg i Anderlehtit, Romelu Lukaku, është objektivi kryesor i klubeve më të rëndësishme evropiane. Por ai preferon Realin e Madridit.

Francë, nëpunësit civilë nesër në grevë

Gazeta Start - 06.09.2010

Paris Punëtorët dhe nëpunësit civilë francezë nesër do të zhvillojnë një grevë të përgjithshme një ditore, në shenjë proteste ndaj reformës së pensioneve.

Britani, punëtorët e metrove hyjnë në grevë 24-orëshe

Gazeta Start - 06.09.2010

Londër Pas përfundimit pa sukses të bisedimeve mes sindikatave të punëtorëve dhe kontrolluesit të metrove, Transport për Londrën (TFL), punonjësit e metrove hynë sot në mëngjes në grevë. Greva do të zgjasë 24 orë.

Zjarr në kabinë, piloti kryen ulje emergjente

Gazeta Start - 06.09.2010

Kajro - Një avion i kompanisë ajrore ''Egypt Air'', i nisur nga Aleksandria për në Dubai, kreu ulje emergjente në aeroportin e Kajros. Vendimi për të kryer ulje emergjente u mor pasi pilotët kishin parë tym në kabinën e komandimit.

Ferizaj, 3 nxënës plagosen me armë zjarri

Gazeta Start - 06.09.2010

Ferizaj Tre nxënës të shkollës së mesme Kuvendi i Arbërit në Ferizaj u plagosën sot në një incident me armë zjarri. Lajmi bëhet i ditur nga Radio Kosova, e cila i referohet zëdhënësit të Policisë së Ferizajt.

Tirana nuk do të paraqesë rezolutë për Kosovën

Gazeta Start - 06.09.2010

Vjenë Tirana nuk ka ndërmend të paraqesë rezolutë të veten për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, shkruajnë sot të përditshmet e Beogradit.

Itali, vritet kryetari i Bashkisë jugore të Pollicasnës

Gazeta Start - 06.09.2010

Romë Kryetari i Bashkisë së Pollicasnës në afërsi të Salernos u vra mbrëmjen e djeshme me armë zjarri. Angelo Vassallo, 57 vjeç, u sulmua me breshëri plumbash teksa ndodhej në makinën e tij.

Skandali seksual, Uejn Runi rrezikon vendin në kombëtare

Gazeta Start - 06.09.2010

Sulmuesi anglez është përfshirë së fundi në një skandal seksual çka mund ti rrezikojë vendin në përfaqësuesen e 3 luanëve në sfidën e mbrëmjes së sotme përballë Zvicrës.

Zelandë e Re, 100 mijë shtëpi të dëmtuara nga tërmeti

Gazeta Start - 06.09.2010

Kristçurç Kryeministri i Zelandës së Re, John Key, thotë se tërmeti i së shtunës ka dëmtuar pothuajse 2/3 e 160 mijë shtëpive që ndodhen në qytetin Kristçurç.

Kasano-Inter, mund të bëhet në janar

Gazeta Start - 06.09.2010

Mediat italiane kanë rikthyer hipotezën e një kalimi të mundshëm të sulmuesit të Sampdorias në San Siro gjatë merkatos së janarit. 28-vjeçari është një nga të preferuarit e presidentit zikaltër Masimo Morati, i cili e ka simpatizuar ...