TIME.mk

ВЕСТИ

NEWS

Shqipëria bashkësponsorizuese e rezolutës për Sirinë

Gazeta Start - 19.02.2012

Tiranë – Edhe Shqipëria iu bashkëngjit grupit të atyre shteteve të mbështesin dhe përshëndesin rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kundër Sirisë, të votuar dy ditë më parë.

Braçe: PS duhet t’i vërë 4 kërkesa PD-së për zgjedhjet

Gazeta Start - 19.02.2012

Tiranë – Deputeti dhe nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Braçe, thekson se PS-ja nuk duhet të japë kompromisin Partisë Demokratike, pa marrë më parë prej saj disa garanci.

Bode thërret gazetarët për të parë rrugën e hapur, 9 orë të bllokuar

Gazeta Start - 19.02.2012

Korçë – Ministri i Financave Ridvan Bode, njëkohësisht deputet i Qarkut të Korçës, thirri dje gazetarët lokalë për të parë rrugët e hapura nga mjetet borëpastruese, por jo gjithçka i ka shkuar sipas planit.

Rama: Asnjë sherr në PS, mediat gënjejnë

Gazeta Start - 19.02.2012

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, sqaroi sot se brenda partisë së tij nuk ka pasur dhe nuk ka sherre, por vetëm diskutime parimore. Ai tha se debatet brenda selisë rozë janë për mbarëvajtjen e kësaj familjeje politike.

Rrënojat e Kukësit të vjetër dalin mbi akullin e liqenit

Gazeta Start - 19.02.2012

Kukës – Niveli i liqenit të Fierzës ka rënë kaq shumë saqë në sipërfaqen e tij kanë dalë rrënojat e Kukësit të vjetër. Një situatë e tillë ndodh vetëm gjatë periudhës së verës kur ka mungesë të theksuar reshjesh të shiut, por këtë vit po ...

Berlinale, “Çezari duhet të vdesë” merr çmimin “Ariu i Artë”

Gazeta Start - 19.02.2012

Çmimi “Ariu i Artë” i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin, i quajtur ndryshe Berlinale, shkoi dje në mbrëmje për filmin italian “Çezari duhet të vdesë” (“Cesare deve morire”), me regji të vëllezërve Paolo dhe Vitorio Taviani.

Ndryshimi i Rregullores së Parlamentit në “ngërç”

Gazeta Start - 19.02.2012

Tiranë – Puna për ndryshimin e Rregullores së Kuvendit ka mbetur në vendnumëro, pasi kanë kaluar të gjitha afatet e vëna në dispozicion. Por nëse mazhoranca dhe opozita po merrem me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe me ndryshimet dhe ...

Automjeti përfundon në Shkumbin, rëndë drejtuesi

Gazeta Start - 19.02.2012

Elbasan – Një shtetas mbeti i plagosur rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonte përfundoi në lumin Shkumbin. Policia lokale sqaroi se një mjet tip Opel drejtuar nga shtetasi Ilir Hysa, 35-vjeç me banim në Librazhd, ka përfunduar në ...

Sulme vdekjeprurëse në qytetet irakiane

Gazeta Start - 19.02.2012

Të paktën 18 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi vetëvrasës në kryeqytetin e Irakut, Bagdad. Një person hodhi veten në erë në një makinë afër hyrjes së Akademisë irakiane të Policisë në lindje të qytetit.

Berisha në Dibër: Opozita tenton të përdorë fatkeqësinë

Gazeta Start - 19.02.2012

Dibër – Kryeministri Sali Berisha, ishte sot në Dibër ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit të Emergjencës në këtë Qark. Në fjalën e vet, Berisha theksoi se primare ka qenë ruajtje e jetës njerëzore, teksa shtoi se të gjitha ...

Spanjë, protesta kundër reformave në tregun e punës

Gazeta Start - 19.02.2012

Anekënd Spanjës kanë filluar të mbahen protesta masive kundër reformave në tregun e punës së qeverisë konservative të vendit. Sindikatat e punëtorëve të cilat kanë organizuar protestat thanë se 500 mijë punëtorë marshuan në Madrid.

Meksikë, 20 të vdekur nga përplasja e bandave në burg

Gazeta Start - 19.02.2012

Të paktën 20 persona raportohet të kenë vdekur pas përplasjes së bandave rivale në një burg në Nuevo Leon, në veri të Meksikës. Zyrtarët e sigurisë thanë se të burgosurit kishin detyruar ose korruptuar rojat për të hapur dyert mes dy ...

Greqi, gjysma e bizneseve reduktojnë pagat dhe vendet e punës

Gazeta Start - 19.02.2012

Një anketë mbi të ardhurat dhe ofertat, e zhvilluar nga kompania greke e auditimit, KPMG, thotë se pothuajse gjysma e bizneseve private në Greqi kanë reduktuar pagat dhe vendet e punës.

Përmirësohet situata në akset kryesore rrugore

Gazeta Start - 18.02.2012

Ndalimi i reshjeve të dëborës dhe përmirësimi i motit në zonën verilindore dhe juglindore të vendit ka sjellë si pasojë nisjen e shkrirjes së dëborës.

Zjarr në Kamzë, digjet ndërtesa 3 katëshe

Gazeta Start - 18.02.2012

Kamzë – Një zjarr i fuqishëm ka djegur mëngjesin e sotëm një ndërtesë 3 katëshe në Kamzë, kati i parë i së cilës përdorej si servis makinash. Lajmi bëhet i ditur nga burime policore të cilët saktësojnë se shkak për rënien e zjarrit ...

Lundër, shpërthimi i cisternës së naftës plagos katër persona

Gazeta Start - 18.02.2012

Tiranë – Shpërthimi i një cisterne nafte në Lundër të Tiranës ka plagosur katër persona, dy prej të cilëve rëndë. Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilët saktësojnë se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në Lundër, pak ...

Berisha nga Korça: Kryekomunarët të hapin rrugët rurale

Gazeta Start - 18.02.2012

Korçë - Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Financave, Ridvan Bode morën pjesë të shtunën në takimin e Shtabit Lokal të Emergjencës në Qarkun e Korçës.

10 programet më të papëlqyer të të gjitha kohërave!

Gazeta Start - 18.02.2012

Shumica prej nesh nuk i pëlqen këto programe të cilët ngadalësojnë PC-në apo laptopin tone dhe vështirësojnë edhe më shumë punët. Me ndihmën e programeve ne mund të realizojmë punët tona, të komunikojmë me të tjerët dhe të zgjidhim ...

A është normale rënia e flokëve pas shtatzënisë?

Gazeta Start - 18.02.2012

Gjatë shtatzënisë flokët qëndrojnë vazhdimisht në procesin e rritjes për shkak të ngritjes së hormonit ostrogjen. Periudha menjëherë pas shtatzënisë, 2-6 muajt e parë njihet si periudha e rinovimit të flokëve.

Përmirësohet situata, vazhdojnë operacionet e ndihmës

Gazeta Start - 18.02.2012

Ka filluar të përmirësohet situata në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë. Burime të Drejtorisë së Emergjencave Civile bëjnë të ditur se aktualisht 28 komuna janë ende të bllokuara nga dëbora, nga të cilat 9 në Qarkun Shkodër, 9 në ...

Guardiola bëhet gati të lërë Barçën?

Gazeta Start - 18.02.2012

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, në një konferencë për shtyp në fundjavë ka tronditur kur ka deklaruar se nuk është i sigurt nëse do ta rinovojë apo jo kontratën me klubin katalanas.

Eksploziv shtyllave të tensionit, arrest me burg për autorët

Gazeta Start - 18.02.2012

Gjykata e Rrethit Shkodër ka lënë sot në burg autorët e ngjarjes së ndodhur në 30 dhjetor të vitit të kaluar, në fshatin Kallmet të Lezhës, ku u shkatërruan me eksploziv shtyllat e tensionit të lartë në këtë zonë.

Goditën policët, arrestohen katër persona

Gazeta Start - 18.02.2012

Policia e Tiranës ka vënë sot në pranga autorët e ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në bulevardin “Bajram Curri”, jashtë ambienteve të një lokali pranë pallatit me shigjeta.

Dita e Pavarësisë, FSK-ja parakalon në Prishtinë

Gazeta Start - 17.02.2012

Prishtinë – Kosova sot feston katërvjetorin e pavarësisë. Prishtina e ka veshur petkun e festës teksa është dekoruar me flamuj dhe dekorime të tjera.

Kosova, 4 vjet pavarësi, ende lëshime!

Gazeta Start - 17.02.2012

Prishtinë – Si sot 4 vite më parë, Kosova shpalli pavarësinë. Atë ditë të ftohtë shkurti, lindi shteti më i ri në Evropë, pas një përpjekje të vështirë e të gjatë për t’u mëvetësuar nga Serbia.

Durrës, sekuestrohet drogë në port

Gazeta Start - 17.02.2012

Durrs Nj sasi prej 5.5 kg drog e llojit heroin u sekuestrua mbrm nga policia portuale n portin e Durrsit. Lnda narkotike u gjet e fshehur n nj nga rrotat e automjetit tip kamionin, me targ AA 225 AC, q drejtohej nga Gzim Osmani, 29 vje, ...

Thaçi e Mustafa “festojnë” pavarësinë në Tiranë

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kryebashkiak i Prishtinës, Isa Mustafa, ditën e pavarësisë së Kosovës do ta kalojnë në Tiranë.

Dhjetëra komuna ende të izoluara, ikin reshjet e borës

Gazeta Start - 17.02.2012

Kukës – Reshjet e dëborës kanë pushuar në verilindje të vendit, por bora e rënë me intensitet ditë më parë, ende paraqet probleme. Temperaturat sot janë deri në minus 10 gradë në Kukës dhe Dibër.

Kombet e Bashkuara dënojnë dhunën në Siri

Gazeta Start - 17.02.2012

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi dje me shumicë dërrmuese votash një rezolutë që dënon dhunën në Siri. Miratimi i rezolutës u bë pavarësisht kundërshtimit të fortë të Rusisë dhe Kinës, të cilat 12 ditë ...

Pavarësia, një rrugë në Tiranë me emrin e Rugovës

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Këtë vit, përvjetorin e katër të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në Tiranë u festua edhe me vënien e emrit të një rruge, e quajtur Rruga “Ibrahim Rugova”, e cila ndodhet në afërsi të Shallvareve në kryeqytet.

Berisha mesazh Thaçit: Të bashkëpunojmë vëllazërisht

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Kryeministri Sali Berisha i përcolli një telegram urimi kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti.

Pavarësia barazon Kosovën me vendet e botës

Gazeta Start - 17.02.2012

Prishtinë - Me intonimin e himnit shtetëror dhe një minutë heshtje për të gjithë të rënët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, ka nisur në Prishtinë manifestimi me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Idrizi: Të krijojmë Komunuelthin shqiptar

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Duke shprehur urimet për festën e pavarësisë, kreu i partisë së çamëve, Shpëtim Idrizi, theksoi se ky është një moment me rëndësi për shqiptarët.

Haxhinasto: Mbështetje Kosovës për çdo proces

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Kryediplomati Edmond Haxhinasto, pritet sot një grup nga organizatat rinore të Kosovës, me rastin e 4 vjetorit të Pavarësisë. Gjatë fjalës së tij, Haxhinasto vuri në dukje arritjet e shtetit të Kosovës, ku deri tani është njohur ...

“Të mbrojmë fëmijët nga interneti”

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Në vend ka nisur prej ditësh fushata për mbrojtjen e fëmijëve nga interneti. Për këtë arsye, Avokati i Popullit, Igli Totozani, theksoi sot fëmija nuk kushtëzohet nga përfaqësimi i prindit për të iniciuar një procedurë ankimimi ...

Kufizime energjie në Tiranë

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Defektet nuk kanë të sosur në rrjetin e energjisë elektrike në Tiranë dhe jo vetëm. Por nëse në zonat malore të vendit, mungon energjia për shkak të borës së madhe të rënë, në Tiranë ku nuk bie fare borë situata është e njëjtë.

Çelet ambasada e Kosovës në Shqipëri

Gazeta Start - 17.02.2012

Tiranë – Katër vite pas shpalljes së Pavarësisë, është çelur sot në Tiranë Ambasada e Kosovës në Shqipëri. Shiritin e inaugurimit të Ambasadës së Kosovës në Shqipëri e prenë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, dhe ai i Kosovës, Hashim ...

Disiplina shtyn vendimin, Gjika: Ne kemi të drejtë

Gazeta Start - 17.02.2012

Komisioni i Apelit i FSHF-së, ka shtyrë marrjen e vendimit për Flamurtarin, Skënderbeun dhe Pogradecin, të cilët ishin shkaktarë të incidente gjatë ndeshjeve në Superligë.

Seria A, Napoli shumë i fortë për Fiorentinën!

Gazeta Start - 17.02.2012

Edison Kavani dhe Lavezi i kanë dhënë Napolit fitoren e radhës në transfertë ndaj Fiorentinës me rezultat 0-3. Këto tre pikë të vlefshme e ngjisin Napolin në vendin e 5-të me 37 pikë në Serinë A.

Durrës, aksidentohet për vdekje një efektiv policie

Gazeta Start - 16.02.2012

Durrës – Një efektiv policie ka humbur jetën në një aksident rrugor, të regjistruar gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrës. Viktima është shtetasi Ilir Çakërri, 30-vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

Kukës, helikopterët shpëtojnë një grua shtatzënë

Gazeta Start - 16.02.2012

Kukës – Një tjetër grua shtatzënë u transportua me helikopter nga forcat e ushtrisë, duke i shpëtuar jetën dhe foshnjën e saj. Pasditen e shkuar, një helikopter i Ministrisë së Shëndetësisë ka transportuar nga fshati Arrën e Kukësit, një ...

Fier, zbardhet një vrasje e dyfishtë në vitin 1997

Gazeta Start - 16.02.2012

Fier – Policia e Fierit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur rreth 15 vite më parë. Bëhet fjalë për vitin 1997 ku mbetën të vrarë një grua me të birin e saj, vetëm 14-vjeç, të cilët humbën jetën pasi ishin qëlluar me armë nga grabitësit.

“Borë” edhe në Kuvend!

Gazeta Start - 16.02.2012

Tiranë – Situata më e fundit në zonat malore të vendit pritet të shoqërojë debatin në seancën e sotme parlamentare. Ministrat të lidhur drejtpërdrejt me situatën në verilindje, si ai i Brendshëm, Shëndetësisë apo i Transporteve, pritet të ...

Rikthehet pas rreth 20 orësh energjia në Kukës

Gazeta Start - 16.02.2012

Kukës – Pas shumë orësh ndërprerje të energjisë elektrike që prej mesditës së djeshme, ajo është rikthyer sot në mëngjes në qytetin e Kukësit dhe të Hasit.

Arrestohet një adoleshent, i vë gjobë të majme një gruaje

Gazeta Start - 16.02.2012

Tiranë – Një adoleshent u arrestua nga policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka shtrënguar me anë të kanosjes t’i përvetësonte një shumë të konsiderueshme parash një gruaje. Policia sqaroi se është arrestuar shtetasi F.

Vranë nënë e bir para 15 vitesh, tre në pranga

Gazeta Start - 16.02.2012

Fier – Policia e Shtetit dha detaje rreth zbulimit të një vrasje të dyfishtë të ndodhur rreth 15 vite më parë në Patos. Më datë 03.04.1997 mbetën të vrarë shtetasit Drita Rrapollari, dhe i biri i saj Ermali.

4 vjet Pavarësi, Kosova nis festën

Gazeta Start - 16.02.2012

Prishtinë - Në vitin kur krejt kombi shqiptar feston 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova bën nesër katër vjet nga shpallja e pavarësisë së saj.

Topi: Mbështetje vëllazërore Kosovës

Gazeta Start - 16.02.2012

Tiranë – Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, i dërgoi sot një mesazh homologes kosovare me rastin e përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti. “Festa e Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës më jep kënaqësinë dhe nderin e veçantë ...

Obama i uron Kosovës Ditën e Pavarësisë

Gazeta Start - 16.02.2012

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, i dërgoi një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e katër vjetorit të shpalljes së pavarësisë së vendit.

Më punëtorët dhe më dembelët e Evropës

Gazeta Start - 16.02.2012

Kriza e rëndë ekonomike që ka përfshirë Greqinë dhe Spanjën nuk lidhet me dembelizmin e personave që jetojnë aty. Sipas të dhënave të fundit të Bashkimit Evropian, në Francë, Holandë dhe Belgjikë punohet më pak se në Greqi.

Sekuestrohet 36 kg drogë në portin e Durrësit, dy në pranga

Gazeta Start - 16.02.2012

Durrës – Një sasi prej 36 kg drogë e llojit hashash u sekuestrua sot nga policia në portin e Durrësit, ndërsa janë arrestuar edhe dy të rinj. Efektivët e policisë pas kontrollit të ushtruar në një automjet tip fuoristradë, e cila ishte ...

Aksident në Bregun Perëndimor, vdesin 8 fëmijë palestinezë

Gazeta Start - 16.02.2012

Të paktën tetë fëmijë palestinezë janë vrarë pas përplasjes së autobusit të shkollës me të cilin udhëtonin me një kamion izraelit. Aksidenti ndodhi në një rrugë në Bregun Perëndimor.

Aziri: Gati ta lë pasaportën gjermane për Kombëtaren

Gazeta Start - 16.02.2012

Futbollisti më i ri i Tiranës, Florent Aziri, i cili më parë ka luajtur në Bundesligë, ka deklaruar se është i gatshëm ta flakë pasaportën gjermane vetëm për t’u bërë pjesë e Kombëtares kuqezi.

Persona të armatosur lirojnë 200 të burgosur në Nigeri

Gazeta Start - 16.02.2012

Disa persona të armatosur kanë liruar afërsisht 200 të burgosur nga një burg në Koton-Karifi, në shtetin qendror të Kogit. Hadijha Aminu nga Shërbimi Nigerian i Burgjeve tha për “BBC”-në se burgu u sulmua mbrëmjen e së mërkurës.

69 serbë votuan pro sovranitetit të Kosovës në veri

Gazeta Start - 16.02.2012

Mitrovicë - Sipas rezultateve paraprake, të raportuara nga mediat serbe, 99.74 për qind e qytetarëve serbë u kanë thënë “jo” institucioneve të Prishtinës në pjesën veriore të vendit, në referendumin e mbajtur të martën dhe të mërkurën.

Vlorë, policia kontrolle dhe aksione gjatë 24 orëve

Gazeta Start - 15.02.2012

Vlorë – Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë po zhvillon kontrolle dhe aksione të vazhdueshme për arrestimin e personave në kërkim. Aksionet e policisë po zhvillohen në Vlorë, Sarandë dhe Delvinë, kryesisht në qytet.

Kukës, temperatura deri minus 22 gradë

Gazeta Start - 15.02.2012

Kukës – Gjatë mbrëmjes së shkuar, i gjithë rrethi i Hasit ka qenë pa energji elektrike për shkak të motit të keq. Sipas kompanisë CEZ Shpërndarje, shkak i ndërprerjes së energjisë, ka qenë një defekt në linjën e tensionit të lartë.

Borë në Tiranë

Gazeta Start - 15.02.2012

Tiranë – Gjatë ditës së sotme, dëborë e lehtë po bie edhe në Tiranë, ajo që s’ka ndodhur gjatë dy javëve të fundit, kur në zonat malore kanë rënë sasi të mëdha dëbore.

Greqia - BE-së: S’mban më ujë pilafi!

Gazeta Start - 15.02.2012

Populli grek është shtyrë në ekstrem nga masat e kursimit të kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, thotë ministri grek i Rendit Publik.

“Të këqijtë” e futbollit

Gazeta Start - 15.02.2012

E përditshmja gjermane “Bild” ka bërë një renditje të 15 personazheve të futbollit që në vitet e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes për bëmë që pak kanë pasur të bëjnë me teknikën apo lojën e ndershme. Në vendin e parë? Pepe .

Rikthehen reshjet e dëborës në zonat e bllokuara

Gazeta Start - 15.02.2012

Tiranë – Në zonat malore të vendit kanë rinisur sot reshjet e dëborës, ku me intensitet janë regjistruar në Qarkun e Dibrës, atje ku prej më shumë se një jave banorët janë të izoluar.

Kombëtarja zbret një vend në renditjen e FIFA-s

Gazeta Start - 15.02.2012

Kombëtarja jonë e futbollit mban vendin e 78-të në renditjen e FIFA-s për muajin shkurt, duke humbur një pozicion nga muaji paraardhës. Edhe pse gjatë kësaj periudhe nuk është luajtur asnjë ndeshje, kuqezinjtë kanë dy pikë më tepër, por ...

Indi, një fshat i tërë zhvendoset për të mbrojtur tigrat

Gazeta Start - 15.02.2012

Një fshat i tërë është zhvendosur në shtetin e Indisë Veriore, Rajasthan, me qëllim mbrojtjen e tigrave. Lajmi bëhet i ditur nga zyrtarët lokalë të cilët thonë se më shumë se 350 persona nga 82 familje në fshatin Umri, në Sariska, janë ...

Olli: Moti jo në favorin tonë

Gazeta Start - 15.02.2012

Tiranë –Kjo e mërkurë nuk ishte në favor të Shtabit të Emergjencave në verilindje të vendit, pasi reshjet e dëborës rinisën sërish për të mos lejuar hapjen e rrugëve.

"Shtetet e Eurozonës kërkojnë përjashtimin e Greqisë"

Gazeta Start - 15.02.2012

Ministri grek i Financave, Evangelos Venizelos, tha se disa shtete të Eurozonës nuk e duan më Greqinë në bllokun 17-kombësh. Ai i akuzoi këto shtete se “po luajnë me zjarr”, teksa Greqia përleshet që të finalizojë planin e kursimeve të ...

Bizneset, lehtësira fiskale për punësimin e femrave

Gazeta Start - 15.02.2012

Tiranë – Për herë të parë në Shqipëri zbatohet një program i veçantë punësimi me kohëzgjatje 5-vjeçare. Ky program parasheh që bizneset në ndërmarrjet prodhuese, të cilët do të punësojnë femra nga shtresat në nevojë, do të kenë favorizime ...

Topalli në Shkodër: Solidariteti është më i rëndësishmi

Gazeta Start - 15.02.2012

Shkodër – "Kjo situatë është një betejë me kohën, me borën dhe kushtet atmosferike të vështira, e cila po përballohet me heroizëm me operacione të vazhdueshme në terren".

Siria, referendum për kushtetutën e re

Gazeta Start - 15.02.2012

Presidenti sirian, Bashar Al-Asad, deklaroi se me 26 shkurt do të zhvillohet një referendum lidhur me projektkushtetutën e re të vendit. Lajmi bëhet i ditur nga media shtetërore, e cila thotë se dokumenti i ri heq nenin ku i jepet partisë ...

Dëborë dhe izolim!

Gazeta Start - 15.02.2012

Kukës – Veriu i Shqipërisë vazhdon të jetë nën darën e dëborës dhe akullit, ndërsa krahas vështirësive natyrore, ka edhe probleme me furnizimin me energji elektrike.

Zvicra nuk lejon Bashën të luajë për Shqipërinë

Gazeta Start - 15.02.2012

Futbollisti shqiptar, Migjen Basha, me nënshtetësi zvicerane dhe mesfushor i Torinos, ka deklaruar se Zvicra nuk e lejon t’i bashkohet Kombëtares shqiptare.

Kameron: Alkooli po përkeqëson jetën sociale në Britani

Gazeta Start - 15.02.2012

Kryeministri britanik, David Kameron, tha se jeta sociale në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë si pasojë e konsumimit të alkoolit. “Çdo natë personat në spitale apo në zyrat e policisë anekënd vendit janë të detyruar të përballen me ...

Rama: Veriu digjet nën borë, Berisha flet për kinezçen

Gazeta Start - 15.02.2012

Tiranë – Kryesocialisti, Edi Rama, i konsideroi si përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga ana e kryeministrit, deklaratat e tij për mësimin e dy gjuhëve që në sistemin parauniversitar.

500 milionë fëmijë rrezikohen nga uria

Gazeta Start - 15.02.2012

Rreth 500 milionë fëmijë mund të rriten me vonesë fizikisht dhe mendërisht në 15 vitet e ardhshme ngase nuk kanë mjaftueshëm të hanë, thotë shoqata bamirëse “Save the Children”.

Kukës, rrjedhja e bombolës së gazit asfikson 14 studentë

Gazeta Start - 15.02.2012

14 studentë në Fakultetin e Infermierisë në Kukës, gjatë kohës që bënim mësim janë asfiksuar nga rrjedhja e një bombole gazi, e cila më pas është kthyer në flakë.

Prokurorët kërkojnë 5 vite burg për Berluskonin

Gazeta Start - 15.02.2012

Milano - Prokurorët italianë në Milano kanë kërkuar që ish-kryeministri italian, Silvio Beluskoni, të dënohet me pesë vite burg për mitdhënie. Ai akuzohet se i ka dhënë avokatit britanik, David Mills, 600 000 dollarë për të gënjyer lidhur ...

Pushojnë stuhitë në verilindje, “lirohen” helikopterët

Gazeta Start - 14.02.2012

Dibër – Pjesa verilindore e vendit, si Dibra, Kukësi, Tropoja, Hasi, Puka dhe një pjesë e Shkodrës vazhdojnë të jenë të mbërthyera nga dëbora. Mëngjesin e sotëm moti është hapur disi dhe reshjet kanë pushuar.

Papunësia në Greqi arrin në nivel rekord

Gazeta Start - 14.02.2012

Papunësia në shtetin fqinj të Greqisë ka arritur shifrën rekord të të gjitha kohërave. Lajmi bëhet i ditur nga Instituti i Statistikave greke, i cili sqaroi se në muajin nëntor papunësia kishte arritur në 20.9% (1 029 587 të papunë).

I vodhi me dhunë mbi 30 mijë euro të moshuarës, arrestohet

Gazeta Start - 14.02.2012

Korçë – Një shtetas i akuzuar për vjedhje me dhunë u arrestuar nga policia e Korçës. Në pranga përfundoi shtetasi Aleko Sholla 31-vjeç banues në lagjen nr 10 Korçë.

Hapet referendumi i serbëve në veri të Kosovës

Gazeta Start - 14.02.2012

Serbët e veriut të Kosovës votojnë sot në një referendum të kontestuar lidhur me “lëshimet e bëra” nga Beogradi, nën presionin e Bashkimit Evropian, në përfitim të Kosovës.

Kukës, prej një jave edhe liqeni i ngrirë

Gazeta Start - 14.02.2012

Kukës – Rrallë ndodh që liqeni i Kukësit të ngrijë, ndërsa gjatë dimrit, niveli i tij rritet bajagi. Por këtë dimër, liqeni është i zbardhur, duke humbur ngjyrën e tij të zakonshme.

5 golashënuesit më të mirë në La Liga

Gazeta Start - 14.02.2012

Kristiano Ronaldo po largohet gjithnjë e më shumë nga rivali i tij, Lionel Mesi që renditet i dyti me 23 gola pas portugezit, i cili me tre golat e shënuar kundër Levantes renditet i pari me 27 të tillë.

Mblidhet grupi i PS-së, Rama: Vendi përballë krizës

Gazeta Start - 14.02.2012

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mblodhi sot grupin parlamentar socialist për të diskutuar rreth situatës së vështirë si pasojë e motit të keq në veri dhe juglindje të vendit.

Një helikopter me ndihma ulje emergjente në Mirditë

Gazeta Start - 14.02.2012

Mirditë – Gjatë ditës së sotme ka vazhduar shpërndarja e ndihmave për zonat e bllokuara nga reshjet e dëborës me anë të helikopterëve. Sipas të dhënave më të fundit, një helikopter i Ministrisë së Brendshme, ishte nisur në mesditë në ...

Ecuria e shpërndarjes së ndihmave në verilindje

Gazeta Start - 14.02.2012

Tiranë – Ministria e Brendshme bëri të ditura situatën më të fundit nga zonat verilindore të vendit, duke nënvizuar se sot ka nisur shpërndarja e ndihmave pas përmirësimit të situatës.

PD: Sulmet e Ramës për fatkeqësinë, primitive

Gazeta Start - 14.02.2012

Tiranë – Demokratët kundër-reaguan ndaj akuzave të opozitës për situatën më të fundit në verilindje të vendit, të izoluar nga reshjet e mëdha të dëborës.

Ujkani, në formacionin më të mirë të javës

Gazeta Start - 14.02.2012

Samir Ujkani është përfshirë në formacionin më të mirë të fundjavës që shkoi. Paraqitja e shkëlqyer në fitoren 1-0 të Novarës ndaj Interit i ka bërë portierit shqiptar një vend mes atyre që shkëlqyen në futbollin evropian.

Bahrejn, protesta te dhunshme në përvjetorin e parë të kryengritjes

Gazeta Start - 14.02.2012

Forca të shumta sigurie po pengojnë protestuesit të shënojnë përvjetorin e parë të kryengritjes pro-demokratike në kryeqytetin e vendit, Manama.

Berisha: Përparësi shpëtimi i jetëve dhe hapja e rrugëve

Gazeta Start - 14.02.2012

Kryeminisitri Sali Berisha deklaroi sot se përparësi në situatën e krijuar nga moti i keq, është shpëtimi i jetëve njerëzore dhe zhbllokimi i akseve rrugore.

Operacionet antidrogë në Tiranë, policia jep detaje

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Policia e Tiranës dha detaje në lidhje me operacionet e ndërmarra të dielën në kryeqytet, ku u tha zyrtarisht se është sekuestruar 150 kg drogë e llojit kanabis sativa.

Korçë, i moshuari gjendet i vdekur në banesë

Gazeta Start - 13.02.2012

Korçë – Një i moshuar u gjet i pajetë në banesën e tij në qytetin e Korçës. Viktima është shtetasi Dhimitër Zavalani, 86-vjeç, i cili është gjetur pa jetë, teksa po rregullonte disa kabllo elektrik.

Situatë e nderë në verilindje, bora nuk ndalet

Gazeta Start - 13.02.2012

Kukës – Situata në Kukës dhe në përgjithësi në verilindje të vendit, jo vetëm që nuk po shkon drejt përmirësimit, por po rëndohet edhe më tej. Trashësia e dëborës ka kaluar më shumë se një metër në çdo vend, ndërsa sasi të tjera po bien pa ...

Shpërthim në banesën e kryekomunarit të Dajtit

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Një sasi eksplozivi shpërtheu sot në banesën e kryetarit të Komunës së Dajtit, Kujtim Qefalia, duke shkaktuar vetëm dëmtimin e portës kryesore.

Putin premton: 240 dollarë në muaj për fëmijën e tretë

Gazeta Start - 13.02.2012

Kryeministri rus, Vladimir Putin, kërkoi marrjen e masave për të mos lejuar rënien e popullsisë ruse nga 142 milionë që është aktualisht në 107 milionë në vitin 2050 (siç parashikohet).

S’ka datë për raundin e ri të bisedimeve

Gazeta Start - 13.02.2012

Ndonëse kanë mbetur edhe vetëm dy javë për t’i dhënë Serbisë statusin e kandidatit për në BE, ende nuk paralajmërohet ndonjë datë për raundin e ri të dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.

Ku është Presidenti?

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Redaksionale - Ka më shumë se dy javë që në zona të ndryshme të vendit, situata është përkeqësuar nga reshjet e shumta të dëborës. Por, derisa klasa politike dhe ambasadorët e akredituar në Tiranë, kanë reaguar për këtë, ende nuk ...

Arvizu: Bashkëpunim për të përballuar emergjencën

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu, tha se po ndjek me shqetësim situatën më të fundit në veri dhe në verilindje të vendit, ku po prej ditësh banorët janë të izoluar nga reshjet e dëborës.

Nishani: 400 mln lekë për emergjencën

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, duke reaguar mbi situatën më të fundit të motit në vend, bëri të ditura masat e marra deri më tani.

Ronaldo: Është ende shpejt të festojmë

Gazeta Start - 13.02.2012

Sulmuesi portugez, Kristiano Ronaldo, ka deklaruar se Reali i Madridit ende nuk e ka fituar La Ligën, edhe pse renditet e para me +10 pikë nga vendi i dyti.

Rama: Bashkëpunim për të përballuar emergjencën

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke akuzuar qeverinë për paaftësi në përballimin e situatës së emergjencës në veri të vendit, theksoi se është i gatshëm për të bashkëpunuar në hartimin e një plani për përballimin e ...

Milan, rikthehen 5 të dëmtuarit

Gazeta Start - 13.02.2012

Në prag të ndeshjes për Ligën e Kampionëve, Milanit i janë rikthyer në fushën e lojës 5 lojtarë të dëmtuar, pikërisht Pato, Boateng, Flamini, Nesta dhe Abiati.

Restelicë, vazhdon kërkimi për viktimën e dhjetë

Gazeta Start - 13.02.2012

Forcat e Sigurisë së Kosovës vazhdojnë operacionin në kërkim të personit të pagjetur të tragjedisë së ortekut në fshatin Restelicë të komunës së Sharrit, në jug të Kosovës.

Indi dhe Gjeorgji, diplomatët izraelitë vihen në objektiv të sulmeve

Gazeta Start - 13.02.2012

Zyrtart izraelit thon se diplomatt e tyre n Indi dhe Gjeorgji jan vn n objektiv t sulmeve me bomba. Nj shprthim goditi makinn e ambasads n Delhi, duke plagosur nj diplomat. Policia tha se kishte pasur nj incident por nuk konfirmoi sulmin.

Viktimat në Kosovë, Topi e Rama mesazhe ngushëllimi

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Presidenti e Republikës, Bamir Topi, nëpërmjet një mesazhi drejtuar Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, shpreh dhimbjen e thellë për humbjen e jetëve të anëtarëve të familjes Reka në fshatin Restelicë të Komunës së Dragashit, ...

Greqi, Bashkimi Evropian përshëndet miratimin e projektligjit

Gazeta Start - 13.02.2012

Komisioni Evropian ka mirëpritur miratimin e masave të reja të kursimit nga Parlamenti grek, masa këto të domosdoshme për të marrë dorëzaninë e dytë prej 130 miliardë eurosh nga troika.

McIlëham: Luftë kundër korrupsionit sfidë për integrimin

Gazeta Start - 13.02.2012

Tiranë – Për ambasadoren e Britanisë së Madhe në Tiranë, Fiona McIlëham, lufta kundër korrupsionit është jetik për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe për fuqizimin e demokracisë.

Kategoria e tretë, për herë të parë në Shqipëri

Gazeta Start - 13.02.2012

Federata Shqiptare e Futbollit ka hedhur shortin e kampionatit të Kategorisë së tretë për futbollin shqiptar. Kampionati i futbollit për Kategorinë e tretë zhvillohet për herë të parë në vendin tonë.

Buxheti, Obama planifikon të rrisë taksat ndaj të pasurve

Gazeta Start - 13.02.2012

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka propozuar të rrisë taksat ndaj të pasurve në buxhetin e tij për vitin 2013. Propozimi përfshin 1.5 trilion dollarë taksa të reja, duke rikthyer shumë prej taksave të hequra gjatë epokës së Bushit.

Seancë solemne për 4-vjetorin e Pavarësisë

Gazeta Start - 13.02.2012

Prishtinë - Kuvendi i Kosovës vendosi sot mbajtjen të enjten të një seance solemne me rastin e 4-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë, më 17 shkurti 2008.